Nuk punon printeri, qytetarët s’mund të marrin shërbime në stacionin policor në Prishtinë – Telegrafi

0
75

Tash e një muaj në njërin nga stacionet policore në Prishtinë nuk janë duke punuar pajisjet për fotokopje. Kjo u ka shkaktuar probleme të mëdha zyrtarëve policor, të cilët kanë thënë se për këtë më shumti penalizohen qytetarët që nuk mund të marrin dokumentet që u duhen.

Shumë qytetarë në këtë stacion policor në Qendër të Prishtinës nuk arrijnë të marrin dokumentet e inicimit të rasteve të cilat iu shkruhen nga vet zyrtarët e Policisë.

Ato arrijnë të rruhen vetëm nëpër pajisjet kompjuterike, por jo të printohen në letër.

Kjo ndodhë për një arsye që është krejt teknike.

Pajisjet e fotokopjes tash e një muaj në stacionin policor jugu në Prishtinë, janë jashtë funksionin.

Pjesëtarë të policisë së Kosovës, në kushte anonimiteti, kanë treguar për TV Dukagjinin se për shkak të mosfunksionimit të tyre, ata po përballen me vështirësi për t’u pajisur qytetarët me dokumentacionet që kërkojnë.

“Tash e një 1 muaj në Stacionin policor Jugu në Prishtinë(tek ish Hotel Victory) zyrtarët policor po përballen me vështirësi sa i përket inicimit të rasteve dhe trajtimit të tyre si mungesë e fotokopjeve. Qytetarët që kanë aplikuar për të kaluar kriminale nuk kanë mundur që të pajisen me të shkaku i mungesës së fotokopjes në këtë stacion dhe gjithashtu hetuesit dhe të gjitha sektorët brenda këtij stacioni janë penalizuar në kryerjen e detyrave të tyre për shkak të kësaj problematike, gjë e cila ka ndikuar edhe tek bllokimi i rasteve në hetim, ku qytetarët e kanë pësuar më së shumti dhe nuk mund të pajisen me asnjë dokument zyrtar”, ka thënë zyrtari policor.

Derisa, disa zyrtarë të tjerë policor kanë thënë se një problematik e tillë është shfaqur edhe në stacione tjera të policisë në Prishtinë.

E nga sindikata e policisë së Kosovës, përmes telefonit kanë thënë se me probleme të tilla janë përballur vazhdimisht si shkak i kontraktorit, që bënë vonesa në mirëmbajtjen e tyre.

Ish drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj thotë se kjo nuk është problematika e vetme që përballën, zyrtarët policor, derisa kritikon ministrinë e Punëve të Brendshme se nuk po kryen punën e tyre.

“Policia e Kosovës nga aspekti logjistik ka probleme të mëdha jo vetëm çështja e printerëve por edhe uniforma, dhe shumë çështje të tjera dhe mendoj se faji mbetet te drejtoria e përgjithshme e policisë, të Ministria e Punëve të Brendshme e tek Qeveria, nuk guxon në asnjë moment që institucioni kryesor i sigurisë të ketë probleme elementare”, ka thënë Qalaj.

Në lidhje me këtë, nga e marta nuk kanë kthyer përgjigje nga Policia e Kosovës e nga Ministria e Punëve të Brendshme.