SHPËRNDAJE

Një vajzë nga Kosova i ishte bashkuar organizatës terroriste ISIS pa dijeninë e saj. Ajo kishte menduar se po e dërgojnë për pushime në Turqi.

Fatmirësisht tani ajo është kthyer në Kosovë.

Këtë rast e ka bërë të ditur Besa Ismaili nga Fakulteti i Studimeve Islame në Kosovë.
“Rasti i fundit është me një vajzë të re e cila është kthyer. Ajo pa dijeni të saj është dërguar në Siri duke menduar se po shkon për pushime në Turqi”, ka bërë të ditur Ismaili për arbresh.info.

Megjithatë, ajo ka thënë se gratë që janë kthyer nga vendet e luftës, Siria e Iraku, vazhdojnë të kenë trajtimin e njëjtë në Kosovë.

“Ato vinin nga familjet e varfra u ka munguar përkrahja e familjes. Atyre akoma u mungon përkrahja familjes. Janë të stigmatizuara, janë të veja ose do të martohen me anëtarë të ISIS-it. Ato asnjëherë nuk i kanë ndjekur ligjëratat e BIK-ut dhe kjo tregon nivelin e ulët të arsimit që kanë”, ka shtuar më tej Besa Ismaili nga Fakulteti i Studimeve Islame.

Sipas Policisë së Kosovës, deri më tani janë rreth 44 gra dhe 37 fëmijë që i janë bashkuar ISIS-it, ndërsa, deri më tani janë kthyer shtatë gra në Kosovë.