SHPËRNDAJE

Ditët e fundit në Shqipëri janë shënuar disa raste mbytjesht në bregdet ku kanë humbur jetën të rinj e fëmijë.

Duke qënë se vera akoma është para dhe shumë prej nesh akoma nuk i kemi marrë pushimet, është mirë që të jemi të përgaditur për çfarëdo rasti emergjent e sidomos disa këshilla si të mos humbim jetën.

Mbytja mund të ndodh në çdo kohë dhe për më tepër në çfarëdolloj thellësie ndaj duhet të jemi vigjelent jo vetëm për veten por edhe për t’u ardhur në ndihmë të tjerëve.

1- Hapi i parë që duhet të ndiqni nëse shihni dikë që po mbytet është të kërkoni ndihmë tek dikush tjetër. Një i rritur mund të rezistojë në ujë për 3 minuta, por një fëmijë nuk qendron dot për më shumë se 3 sekonda. Duhet të jeni të kthjellët kur i bëni këto veprime pasi koha është faktori kryesor. Gjithashtu, mund të bërtisni për të tërhequr vëmendjen e të tjerëve të cilët mund të asistojnë në proçesin e shpëtimit.

2- Arritja. Në këtë fazë duhet treguar shumë kujdes, pasi rreziku është i madh. Duhet të siguroni që jeni të mirëpozicionuar dhe viktima nuk do të mund t’ju tërheqë pas vetes.

3- Nëse viktima ndodhet shumë larg dhe është pothuajse e pamundur të shkosh me not, merrni një varkë për të arritur më shpejt tek ai. Por tregohuni të kujdesshëm të mos e lëndoni. Ndihmojeni të futet në varkë duke përdorur mjete rrethanore dhe përpiquni të stabilizoni gjendjen e tij.

4-Të notosh për të ndihmuar dikë nga mbytja duhet të jetë alternativa e fundit. Ky proçes kërkon aftësi shumë të mira të të notuarit, në të kundërt personi tjetër rrezikon të të fundosë ty gjithashtu. Gjithsesi, nëse iu duhet patjetër të notoni për të shpëtuar dikë, merrni me vete diçka tek i cili viktima mund të mbahet. Kështu do të jetë më e lehtë për të dy rruga drejt bregut, pasi distanca nga personi i rrezikuar është shumë e rëndësishme.

Pasi të keni dalë në breg, gjëja e parë që do të bëni është t’i masni pulsin. Shikoni nëse e ka frymëmarrjen e rregullt dhe nëse është nevoja bëjini frymëmarrje artificiale.