SHPËRNDAJE

Ish-ministri i financave i Shqipërisë, Arben Ahmetaj është lënduar sot në aksidentin që ndodhi sot pasdite në autostradën Tabanoc- Kumanovë, informon INA.

Aksidenti ndodhi rreth orës 17:30 disa kilometra nga pika kufitare Tabanoc, ku janë përplasur një autobusë me dy makina, në njërën prej të cilave ishte ministri Ahmetaj.

Sipas MPB-së, në këtë aksident janë lënduar 14 veta, mes të cilëve edhe Ahmetaj, i cili po udhëtonte me makinën “Range Rover”. Të lënduar janë dërguar në Qendrën Klinike në Shkup dhe janë jashtë rrezikut për jetë. Ish-ministri Ahmetaj po ashtu ka pësuar lëndime të lehta trupore.