Emri/ Ekzekutohet me armë zjarri 41-vjeçari në Fier, policia identifikon autorin, ngrihen pika kontrolli

0
50

Një 41-vjeçar është vrarë këtë të enjte në lagjen “16 Prilli” në Fier.

Rreth orës 11:00 është vrarë me armë zjarri shtetasi Elton Javori, banues në Fier.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë identifikuar autorin dhe po punojnë për kapjen e tij.

Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës.

Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.


Top Channel