Momente gazmore në shtëpinë e Toni Kroos – një mi u fut në shtëpinë e tij momente e gjermanit duke e ndjekur bëhen virale – Telegrafi

0
46

Jeta e një futbollisti të madh nuk është vetëm një luks, këtë e tregoi lojtari i Real Madridit, Toni Kroos, kur një mi hyri në shtëpinë e tij.

Ai ka publikuar një video të tij duke ‘luftuar’ me një mi, e cila është përhapur në rrjetet sociale dhe ka mbledhur dhjetëra mijëra pëlqime dhe reagime.

Kroos përfundimisht arriti të kapte miun në një kurth që ai vendosi në një dollap me pjata.

Gjithçka është regjistruar nga bashkëshortja e tij  Jessica Farber.

Toni Kross është pjesën e Real Madridit që nga viti 2014, ku me këtë klub ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm.

Ai ka vite që është një nga lojtarët më të mirë në botë. /Telegrafi/