SHPËRNDAJE

Mesa duket motori më gjigand i kërkimit nuk shkëlqen vetëm në kërkim.
Bazuar në të dhënat e Statcounter, shfletuesi i kompanisë Chrome është porta kryesore drejt internetit në mbarë botën.

Google udhëheq në desktop, një platformë e cila zihej nga Internet Explorer dhe Firefox përpara se Google ti parakalonte në 2012-ën dhe 2011-ën”.

Por, Google dominon edhe në shfletimin për pajisjet celulare.

Falë prezencës në qindra miliona telefonë Android, tregu i Chrome në platformat mobile është 47% ndjekur nga Safari me 21%.