Uran Ismaili: Vetëm PDK e rrëzon Albin Kurtin nga pushteti – Telegrafi

0
57

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili ka shprehur bindjen se vetëm oferta e tyre mund ta rrëzojë Albin Kurtin nga qeverisja.

Në RTV Dukagjini ai ka thënë se zgjedhjet e fundit lokale kanë dëshmuar se PDK është kundërshtari më i denjë për të mposhtur Albin Kurtin.

“Ne jemi të  bindur se e vetmja ofertë që e rrëzon Kurtin nga pozita e kryeministrit është oferta e PDK-së”.

“E kam parë vet kur kam dalë në fushatën e balotazhit në zgjedhjet e fundit lokale, ka qenë pozicioni i njëjtë. Askush nuk ka besuar se gjashtë muaj pas zgjedhjeve parlamentare të fitohet ndaj Lëvizjes Vetëvendosje”.

“Ne e kemi larguar LVV-në nga Prizreni e Mitrovicën dhe shumicën e votave ja kemi marrë në Prishtinë. Ne kemi bërë diferencën ndaj LVV-së. Siç e ndërtuam ofertën në zgjedhjet lokale, ashtu do ta ndërtojmë ofertën edhe në zgjedhjet nacionale dhe do të jemi jashtëzakonisht shumë konkurrues”, ka deklaruar tutje Ismaili./Telegrafi/