Djali i ministrit izraelit është vrarë në Gaza – Telegrafi

0
67

Gal Meir Eisenkot, djali i ministrit të qeverisë izraelite Gadi Eisenkot, është vrarë në Gazën veriore, njoftuan të enjten Forcat Mbrojtëse të Izraelit.

“Gal Meir Eisenkot, 25 vjeç nga Herlizya, ushtar luftarak në Batalionin 699 të Brigadës 551-të komando rezervë, vdiq në betejë në Rripin verior të Gazës”, tha IDF në një deklaratë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Babai i tij ishte shef i Shtabit të Përgjithshëm të IDF nga shkurti 2015 deri në janar 2018 dhe shërbeu në ushtri për katër dekada.

Ndërsa pas sulmeve të 7 tetorit, ai iu bashkua kabinetit të kohës së luftës si ministër pa portofol.

Ai është anëtar i Partisë së Unitetit Kombëtar të Benny Gantz dhe u zgjodh në Knesset në vitin 2022.

Gjithsej 88 ushtarë të IDF janë vrarë që nga 7 tetori në Gaza. /Telegrafi/