Mot i vranët dhe me diell – Telegrafi

0
54

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se për sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me intervale me diell.

Temperaturat minimale do të ulën në -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-8m/s. /Telegrafi/