SHPËRNDAJE
epa06124293 Brazilian striker Neymar Jr. poses for photographs with his new PSG jersey after a press conference at the Parc des Princes stadium in Paris, France, 04 August 2017. Neymar Jr is presented as new player of Paris Saint-Germain (PSG) after completing a record-breaking 222-million-euro move from Spanish side FC Barcelona. EPA/CHRISTOPHE PETIT TESSON

 

PSG ka prezantuar Neymarin, por Barcelona duhet të dërgoj një certifikatë i cili ende nuk ka arrit në Paris.

Duket e pamundur, por edhe pse është kryer transferimi, ende duhet të presim debutimin e Neymarit tek PSG.

Kjo nuk ka ndodhë në xhiron e kaluar, dhe si duket nuk do të ndodh as në xhiron e ardhshme në kampionatin francez.

Shanset për të luajtur kundër Gengan janë të vogla, pasi Barcelona ende nuk i ka dërguar certifikatën në UEFA me të cilën konstatohet se transferi është përmbyllur.

Barcelona ka afat prej 15 ditë ta dërgoj dokumentin nga realizimi i transferimit që ka ndodhë javën e kaluar ditën e enjte, mirëpo ende nuk e ka realizuar dhe nëse nuk kryhet deri ditën e shtunë, Neymar nuk do të luaj as kundër Gengan.

Sido që të jetë, Neymarin do ta shohim kundër Touluse me 20 gusht pasi afati i dokumentit skadon me 18 gusht.

Pse Barcelona nuk e ka dërguar këtë certifikatë vështirë të mësohet, por si duket këtë transferim drejtuesit e klubit katalan e kanë përjetuar rëndë.