SHPËRNDAJE

Real Madrid-Manchester United do të luajne sot në Shkup për Supër Kupën e Europës dhe lojtarët e ekipeve janë akomoduar në hotelin Aleksandër të kryeqytetit, por një dasmë që po zhvillohej aty i ka lënë pa gjumë disa prej lojtarëve, përfshi edhe Ronaldon, përcjell Gazeta Lajm.

Në këtë dasmë ka kënduar këngëtarja e njohur nga Shkupi, Sevërxhane Laçi, e cila ka postuar edhe disa foto në Facebook.

Duke pasur parasysh se sa të zhurmshme janë dasmat shqiptare, Ronaldo me siguri nuk do ta harrojë shpejt aventurën e Shkupit, sepse zhurma sigurisht ka arritur edhe në dhomën ku ka qenë i vendosur portugezi.