Procesohet pagesa për ngrohje për familjet në asistencë sociale – Telegrafi

0
68

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se është bërë procesimi i pagesës së subvencionit për ngrohje, për familjet në asistencë sociale.

Kjo masë është e mbështetur nga Bashkimi Evropian.

“Qeveria për të gjithë!”, ka shkruar Murati në Facebook.

Ndryshe familjet në nevojë do të përfitojnë 120 euro nga shteti, si ndihmë e menjëhershme për subvencionimin e lëndëve djegëse për ngrohje. Kjo është bërë e mundur nga masa 1.2 e lansuar nga Ministria e Financave.

Ministria e Financave ka ndarë 5 milionë euro, e cila mundëson blerjen e lëndëve djegëse për ngrohje gjatë dimrit për familjet përfituese të asistencës sociale. /Telegrafi/