SHPËRNDAJE

Që nga ndeshja e parë nga decenia e kaluar kur Mourinho me Porton ka fituar Ligën e kampionëve e deri tek dy titujt me Chelsea, bota e futbollit nuk ka pa ndonjë sukses kaq të shpejt të ndonjë trajneri.

Pas kësaj, me siguri të madhe mund të themi se Zidane është Mourinho i kohërave tona, duke hedhë poshtë teorinë se lojtarët e mëdhenj nuk mund të bëhen trajner të mëdhenj.

Tani më ska aspak dyshim, e mori ekipin nga Rafa Benitez, një zhveshtore me probleme që e ktheu në qetësi, dhe në çdo moment e ka kontrolluar situatën.

Ka fituar dy Liga të kampionëve, ka kthyer titullin e Spanjës në Madrid dhe ka fituar titullin kampion bote dhe duke ndryshuar plotësisht Real Madridin.

Nuk mund të thuhet në se është rastësi, Real Madridi po dominon me lojë, asnjëherë në historinë e re të klubit nuk janë dukur kaq fuqishëm, posaçërisht në dafanzivë.

Mbrëmë në Shkup kemi parë në një far lloji reprizën e Kardifit, por jo edhe me rezultat. Kur Real Madridi mban topin dhe i bën presion kundërshtarit, në këto momente duket sikurse maca me miun, ndërsa flitet për ekipe të mëdha si Juventus dhe Manchester United.

Askush skishte besuar, po edhe as Perezi se Zidane do ta shëndrroj në një Real të këtillë, të afirmoj disa lojtarë të rinj, të ringjall Iscon.

Zidane tashmë është një fitues i lindur.

“Përforcime? Zidane ka kërkuar të mbetet ky ekip, nuk i duhet askush” ka thënë presidenti Florentino Perez mbrëmë në Shkup.

Francezi, flitet se ka mbetur i thjeshtë që nga dita e parë kur ka marrë drejtimin e Real Madridin, edhe pse lojtar i madh, asnjëherë nuk është kthyer në ditët e tija më të mira, asnjëherë nuk përmend karierën e tij të suksesshme. Ai nga futbollistët kërkon të jenë sa më të thjeshtë dhe të vazhdojnë të punojnë.

Një njeri me pak fjal, po me vepra fascinante!