SHPËRNDAJE

Pas Neymarit, Barcelona do të mbetet edhe pa Munir El Haddadin. Ky i fundit ka arritur marrëveshje me Romën, shkruan e përditshmja katalunase, Sport.

Sipas Sport, tani Romës i ka mbeture që të arrijë marrëveshje me Barcelonën për Munirin.

Sulmuesi i Spanjës, i cili sezonin e kaluar ishte i huazuar te Valencia, mund të shitet për 15 milionë euro.

Duhet theksuar se Munir ka pasur oferta edhe nga Ajax e Zenit St Petersburg, por ka zgjedhur Romës për ta vazhduar karrierën.