SHPËRNDAJE

Juventus vazhdon të jetë në kërkim të një mesfushori për sezonin e ri

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri është një fans i madh i mesfushorit të Barcelonës, Sergi Roberto, të cilin e dëshiron në skuadrën e tij.

Sipas Mundo Deportivo, Juventus është gati që të paguajë klauzolën prej 40 milionë eurove të mesfushorit spanjoll.

Roberto sezonin e fundit ka luajtur në krahun e djathtë, pozitë të cilën tashmë e ka humbur pas shërimit të Aleix Vidal dhe transferimit të Nelson Semedos, ndërsa mesfusha është e mbipopulluar.