SHPËRNDAJE

Cristiano Ronaldo këtë verë ka pasë pushim të zgjatur pasi në qershor kishte marë pjesë me përfaqësuesen e Portugalisë në Kupën e konfederatave. Ai për këtë arsye edhe mungoi në turnenë e Real Madridit në Amerikë, duke përfshirë edhe ndeshjen kundër Barcelonës me rezultat 3:2 që e fituan katalanasit.

Portugezi në stërvitje është kthyer në fillim të gushtit por në ndeshjen kundër Manchester United në Shkup luajti 10 minutat e fundit.

Kjo dotë thotë se Ronaldo do të jetë titullar në Super Kupën e Spanjës ditën e diel, kur madrilenët luajnë si mysafir në Barcelonë në ndeshjen e parë, ndërsa ndeshja e kthimit luhet me 16 gusht.

Njëra ndër çështjet kyçe në sezonin e kaluar kur Real Madridi e fitoi Ligën e kampionëve dhe ligën e spanjës ka qenë vendimi i trajnerit Zidane që në disa ndeshje e la të pushoj Ronaldon.

Ai për këtë arsyje në fund të sezonit ka qenë në top formë duke shenuar dy gola në finalen e ligës së kampionëve kundër Juventus dhe në xhiron e fundit shenoi kundër Malagas.

Trajneri Zidane pas fitores në Super Kupën e Evropës ka thënë se Ekipi dëshiron të vazhdoj serinë e fitoreve dhe se sezoni i ardhshëm do të jetë shumë i vështirë, pasi të dielën ka një “ndeshje të komplikuar”.

Zidane për ndeshjen e parv kundër Barcelonës nuk mund të llogaris tek Luka Modric pas ki kishte marrë karton të kuq në vitin 2014.

Barcelona do të luaj ndeshjen e parë zyrtare këtë sezonë dhe pas largimit të Neymar tek PSG.

Barcelona ndeshjen e fundit ka luajtur pa Neymar kundër Shapekoensea, por kjo ndeshje më shumë ka qenë nder viktimave nga aksidenti ajror se sa pregaditje për Real Madridin.

Gjë e mirë ishte paraqitja e mirë e Delofeut i cili vjen si zëvendësim i Neymarit. Ky 23 vjeçar tani ka shansin të luftoj për titullar tek trajneri Valverde.

Trajneri i ri i Barcelonës Ernesto Valverde ka vlersuar se ekipi i tij ka pasë një parasezonë të mirë duke shtuar se “gjërat e vërteta fillojnë ditën e diel”.

“Kjo ndeshje dhe ky trofe është shumë i rëndësishëm. Mendoj se jemi të gatshëm” ka thënë Valverde.