SHPËRNDAJE

Vazhdimisht ka deklarata nga ndërkombëtarët se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të rifillojë sa më shpejt që është e mundur, pasi ndalja e tij është parë si problem serioz.

Kosova nuk e ka mundësin të rifilloj dialogun pasi është në procesin e formimit të institucioneve pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 11 qershorit.

Ministrja për Dialog në largim, Edita Tahiri për lajmi.net ka thënë, se përgjigjja e vetme ndaj deklaratave të vazhdueshme të ndërkombëtarëve është se Kosova si fillim ka prioritet formimin e institucioneve.

Kosova , tha ajo, më pas do të vazhdojë më agjendën e brendshme dhe ndërkombëtare duke përfshirë edhe dialogun.

“Kosova tash ka prioritet që të krijojë institucionet e reja, pas zgjedhjeve nacionale dhe pasi që të krijohen institucionet e reja në agjendën e Kosovës janë një varg çështjesh që lidhen më agjendën e brendshme por edhe me çështje që lidhen me agjendën ndërkombëtare”, ka thënë Tahiri..

Vazhdimi i dialogu kontribuon për integrimet euroatlantike të Kosovës, tha Tahiri, andaj qeveria e re do ta ketë edhe këtë në agjendën e saj.

“Në mesin e këtyre yshtjeve është edhe vazhdimi i dialogut për fqinjësi dhe paqë me Serbinë sepse është një dialog që kontribuon për integrimet euroatlantike të Kosovës, por edhe për vendosjen e fqinjësisë së mirë dhe paqes historike mes dyjave shteteve mes Kosovës dhe Serbisë”, tha në fund Ministrja Tahiri.