SHPËRNDAJE

Gjykata e Lartë e Kroacisë ka rikthyer për shqyrtim nga fillimiçështjen e ekstradimit të IsmailMorinës për në Serbi.

Mësohet se vendimi për ta kthyer nga fillimi gjykimin është marrë dje. Rrjedhimisht, ekstradimi i Morinës për në Serbi është bllokuar të paktën për momentin deri në përfundimin e gjykimit.

Sipas avokates së Morinës, tashmë pritet vendimi i gjykatës së shkallës së parë për fatin e tij, shkruan BW.

Ismail Morina kërkohet nga Serbia me akuzën se ngriti dronin me hartën e Shqipërisë Etnike në ndeshjen Serbi-Shqipëri, pas të cilit huliganët serb ushtruan dhunë ndaj futbollistëve shqiptar.