Erdon Daci shënon dhe i jep fitoren Westerlos në Belgjikë – Telegrafi

0
75

Skuadra e Westerlos ka fituar falë sulmuesit shqiptar Erdon Daci në kampionatin e Belgjikës.

Në duelin e luajtur në kuadër të xhiros së 17-të në elitën e futbollit belg, Westerlo triumfoi me rezultat 2:1 në udhëtim ndaj Kortrijk.

Pikërisht golin e dytë dhe të fitores për skuadrën e Westerlos e realizoi reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Erdon Daci, kur pas një aksioni tre minuta para fundit u gjend më së miri në sezonën e rreptësisë dhe pas devijimit të topit nga shtylla, e dërgoi në rrjetë për triumf dhe tre pikë të skuadrës së tij.

Kujtojmë se më herët për ekipin e futbollistit shqiptar shënoi Matija Frigan në minutën e 33-të, përderisa për skuadrën humbëse golin e gjeti Isaak Davies.

Me këtë fitores ekipi i Dacit grumbullon 14 pikë dhe është në vendin e 14-t aktualisht. Për shkupjanin ky ishte goli i tretë që shënon nga 11-të ndeshje të luajtura këtë sezon. /Telegrafi/