SHPËRNDAJE

Di Maria, është një tjetër alternativ për sulmin e Barcelonës, pas largimit të Neymar.

Neymar u transferua te PSG-ja për 222 milionë euro, duke u bërë kështu lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit.

Barcelona tani është hedhur në sulm për të gjetur zëvendësuesin e mundshëm të brazilianit ku në listën e gjatë të katalunasve është edhe ish lojtari i Real Madridit, Angel Di Maria.

Në fakt, edhe tifozët e Barcelona e duan transferimin e Di Marias në “Camp Nou”, 52% kanë votuar për blerjen e argjentinasit, 48% ishin kundër.