SHPËRNDAJE

Barcelona është favorite ndaj Real Madridi për të triumfuar të dielën në “Camp Nou” dhe për ta fituar krejtësisht Superkupën e Spanjës.

Të dielën, Barcelona dhe Real Madridi do të përballen në “Camp Nou” për “El Clasicon” e parë të këtij sezoni, teksa sfida kthyese zhvillohet tre ditë më pas në “Santiago Bernabeu”.

Barcelona do të kërkojë titullin e parë për këtë sezon, për ta nisur me këmbë të mbarë me trajnerin, Ernesto Valverde, derisa Real Madridi, pas triumfit në Superkupën e Evropës, do të kërkojë të fitojë edhe Superkupën e Spanjës, trofe që i mungon që nga koha e Jose Mourinhos, vitit 2012.

Për bastoren sportive, “bet365”, Barça është dukshëm favorite dhe fitorja e katalunasve kuotohet me 2, derisa ajo e Los Blancos me 3.30. Që kjo ndeshje të ndahet baras, ka kuotën 4.

Derisa për “Bwin”, fitorja e Barcelonës kuotohet me 1.95, ajo e Realit 3.50 derisa barazimi, 4.

Sipas asaj që shkruan AS, triumfi i Barcelonës në Superkupën e Spanjës kuotohet me 1,8 derisa ajo e Real Madridit me 2, çka do të thotë se katalunasit janë favorit për të fituar këtë trofe.