SHPËRNDAJE

Legjenda e Barcelonës, Xavi Hernandes, beson se futbollisti i duhur për të zëvendësuar brazilianin Neymar te ekipi katalunas është Ousmane Dembele i Borussia Dortmundit.

“Ai është i shkathët, më shumë cilësi fizike dhe teknike, dhe inkuadrohet shumë shpejt në aksion. Ai është i shkëlqyeshëm në pasimin e fundit”, ka thënë Xavi për Eurosport.

“Tani është 20 vjeç. Kjo ka dy domethënie: e ka të ardhmen përpara, por edhe se duhet të tregojë që është mentalisht i fortë për tu përshtatur në një ekip aq kërkues si Barça”.

“Mosha është pika e tij e fortë, e poashtu edhe e dobët. Por, me ato cilësi që ka, klubi duhet të rrezikojë. Çmimi? Në ditët e sotme çdo lojtar i mirë vlen miliona”, vlerësoi Xavi.