SHPËRNDAJE

Lugina e Preshevës,kjo tokë shqiptare që po depopullohet frikshëm ,përderisa sot ҫelen shkollat , fëmijët janë ajo pak shpresë jete që ka mbetur , shtresa e mesme e popullsisë po zhduket , vera është ngushellim me mërgimtarët familjar e vjeshta e dimri dëshpërim e thyerje për ikje ne mergim.

Tani më askush se ndalon dot ikjen , dikur në një kohë ,para disa vitesh atë që po ndodhte me Medvegjën e parashikoja se do ndodhte edhe me Preshevën e Bujanocin ,prandaj “Luginen e Presheves “e quaja Ҫameria e dytë .
Për 10 vite pothuajse në të gjitha shkollat ka 40 % më pak nxënës , buxheti familjar është rënduar ,familjet po futen në krizë ekonomike , ka më pak student me vetfinancim se dje ,edhe ata që kanë mbaruar studimet zgjedhin rrugën e lumturisë me martesat me “vizë”.

Përtej përplasjeve me populizem kafeneve , përtej romantizmit politik nëpër parti , propozoj të shqyrtohen projekt propozime:

1. “Odë ekonomike ” e cila do të lidhej natyrshëm me mërgimtaret tanë , odën ekonomike të Kosovës, Ministrinë e Ekonomisë së Shqipërisë “,që për detyrë ka thithjen e fondeve për ndihmë shtresave në nevojë ,familjet në varfëri , studentët ,të sëmuret spitalor, por gjithashtu edhe projekte për punë sezonale në vendet e Bashkimit Europian.

2. “Institutin e Gjuhes,Kultures dhe Historise ” si dege te Institutit te Gjuhes dhe Kultures se Shqipërisë , i cili ka për detyrë fillimisht të bëj një udhërrëfyes historik ,kultutor ,gjuhësor mbi Luginën e Preshevës për sensibilizim kombëtar e ndërkombëtar duke i rihapur edhe marrveshjet e Konculit dhe te tjerat si dhe te perpiqet per zgjidhjen e kauzes se teksteve shkollore.

3. ” Grupi i unitetit politik ” ne perberje te te cilit do te ishin profesionist ,jurist,ekonomist,gjuhetar,historian dhe të fushave tjera të cilët do të hulumtonin ,shtjellonin ligjet,nenet,klauzolat e Kushtetutes së BE , të drejtat e pakicave kombëtare dhe si detyrë parësore të shkruhet një traktat politiko-ekonomik ,që do ti dërgohej institucioneve të BE dhe Gjykatës së Strasburgut për ҫdo shkelje të mundshme të shtetit ndaj pakicave si dhe të rishikohen të drejtat e pakicave në raport me Kushtetutën e Sërbisë .

4. Shkollat e mesme të Preshevës , Bujanocit,Medvegjës , të binjakëzohen me ato të Kosovës,Maqedonisë dhe Shqipërisë , që nënkupton shkëmbimin njëditor më nxënës mes shkollave , vizitave praktike dhe punimet seminarike gjuhësore,kulturore,shkencore dhe kjo do ta vitalizonte jetën sociale dhe do ti nxiste më shumë ardhjen e vizitave e edhe turistike të të rinjëve shqiptarë të Kosovës ,Shqipërisë ,Maqedonise …

5.Të kërkohet me ngulm nga ana e administratës komunale që me shkresë administrative ligjore ,bizneset e mesme dhe të mëdha ti standaridozojnë pagat mujore për punëtorët ose në vlere të caktuar që mos të jenë më pak se 300 euro ose forma tjera taksimi.
Gjithashtu edhe biznismenët mërgimtar të marrin nxënës për pune teknike ose praktike ose punesim ne vendet e BE.

6. Të formohet rrjeti “Studentët Elitar ” të cilët do të financoheshin nga mërgimtarët tanë dhe do të studionin ne vendet e BE.Misioni i tyre të jetë ndërlidhja e “trurit ” vendas më atë ndërkombetarë qoftë nëpër projekte kulturore e shkencore por edhe historike.

Unë dhashë ca mendime si përpjekje se ҫka mundemi të bëjmë si komuna shqiptare edhepse jetojmë në Serbinë qe na armiqëson kombëtarisht , na përze ekonomikisht , s’na ndihmon financiarisht , na denigron politikisht .
Secili baba i papunë dhe i pashpresë është duke pritur në stacion e trenit e tij të ikjes ….e treni i fundit ? E nëse trenin nuk mund ta ndalim drejtë BE , tokën tonë ta ruajmë me projekte konkrete qoftë duke jetuar në Preshevë e Bujanoc e Medvegjë ,qoftë duke jetuar në mërgim , sepse patriotizmi quhet atdhedashuri ,kudo që jeton ,ti je ai qe e bekon tokën që të lindi e rriti.

Shkruan: Blerim Shabani