SHPËRNDAJE

Samsung ka filluar të sjellë përditësimet për aplikacionetBixby, duke përfshirë Bixby,Bixby PLM, Bixby Wakeup, BixbyDictation dhe Bixby Global Action – në disa tregje anembanë botës.

Përdoruesit nga rajone si Britania e Madhe, Afrika e Jugut, India, Hollanda dhe Gjermaniaraportojnë për përditësimet.

Pra, është e drejtë të supozohet se procesi global i lansimit të Bixby ka filluar. Megjithatë, vlen të përmendet se kompania ende duhet të mundësojë Bixby për shumicën e këtyre rajoneve.

Raportet e freskëta nga Gjermania sugjerojnë se funksioni i diktimit është duke punuar atje.

Gjiganti i teknologjisë së Koresë së Jugut filloi të lansojë Bixby Voice në SHBA muajin e kaluar, pas programit Easy Access. Para kësaj, funksionaliteti ishte i disponueshëm vetëm në Korenë e Jugut.