Ngrica dhe mjegull e dendur/ Gjashtë makina përplasen në Rrugën e Kombit! Aksident zinxhir në Kosovë

0
46

Gjashtë automjete janë përfshirë në aksident këtë mëngjes në Rrugën Kombit, pranë fshatit Blinisht.

Dy persona u lënduan, ndërkohë që ka dëme të shumta materiale. Dyshohet se moti i keq ka ndikuar në aksident, ndërsa nuk dihet nëse shoferët po drejtonin mjetet sipas rregullave të qarkullimit rrugor.

Qarkullimi i mjeteve u bllokua deri në pastrimin e rrugës.

Edhe në Librazhd, dy makina janë përfshirë në aksident, duke lënë të plagosur gjashtë persona. Aksidenti ndodhi në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, në vendin e quajtur “Ura e Mërkurit”. Sipas policisë, të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që dy shoferët po merren në pyetje.

Ngricat në rrugë dhe mjegulla e dendur kanë shkaktuar një aksident zinxhir në Kosovë. 14 makina dhe kamionë janë përplasur me njëra-tjetrën në autostradën Ibrahim Rugova, rreth rreth orës 06:50. Ende nuk dihet numri i të plagosurve, ndërsa, sikurse duket nga pamjet, ka dëme të shumta materiale.

Tetë persona po marrin trajtim mjekësor në Klinikën Emergjente në QKUK, ndërsa shtatë të tjerë janë larguar nga klinika, pasi ishin në gjendje të mirë shëndetësore.


Top Channel