Kontrabandë mallrash dhe mosdeklarim i të ardhurave/ Dy në pranga, tre të tjerë nën hetim

0
38

Një grua është arrestuar dhe një tjetër është vënë nën hetim në aeroportin e Rinasit, pasi në valixhe iu gjetën veshje të pa deklaruara në doganë.

61-vjeçarja me iniciale V.M. dhe 52-vjeçarja me iniciale M.B., teksa mbërritën në Shqipëri, gjatë kontrollit, kishin me vete veshje për femra, të markave të ndryshme, që nuk ishin deklaruar në doganë, siç përcaktohet me ligj;

Për të njëjtën arsye është vënë në pranga 26-vjeçrja me inciale E.K. dhe vënë nën hetim 24-vjeçarja me iniciale H.K.

Ndërkohë, nën hetim është vënë një shtetas gjerman, pasi u kap me 30 mijë euro të pa deklaruara. Paratë e 44-vjeçarit me iniciale N.Z. u sekuestruan si provë materiale.


Top Channel