SHPËRNDAJE

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde është i lumtur që janë para Real Madridit në La Liga

Ernesto Valverde edhe pse e pranon se epërsia prej katër pikëve nuk do të thotë asgjë, ai insiston se kështu është më mirë se sa të ishin pas tyre.

“Diferenca nuk është aq e madhe, por është më mirë të jesh para tyre se sa mbrapa”, tha Valverde pas fitores 5:0 ndaj Espanyolit.

“Ju kurrë nuk e dini se çfarë do të ndodh. Kjo nuk do të thotë asgjë, por të jesh përpara është gjithmonë mirë”.

Pas tre xhirosh, Barcelona është në vendin e parë më 9 pikë, 4 më shumë se sa Real Madrid më 5 pikë.