SHPËRNDAJE

Legjenda e Bayern Munichut, Mario Basler ka thënë se Carlo Ancelotti do të largohet nga Bayern Munich gjatë këtij dimri
Basler tha se Ancelotti do të largohet nga Bayern Munich pas pakënaqësive të fundit, për të kaluar në kampionatin kinez.

“Kam dëgjuar se Ancelotti ka firmosur me një klub kinez. Di që ai do të largohet gjatë muajve të dimrit, pasi në atë periudhë starton sezoni futbollistik në Kinë”, tha fillimisht Basler gjatë një diskutimi në një TV gjerman.

“Nuk mund ta konfirmoj këtë lajm me 100%, por burimi im është i besueshëm. Nuk është e thënë që kjo të ndodhë, por këto janë zërat që po qarkullojnë”.