Zyrtare: Ibrahimovic rikthehet te Milani – Telegrafi

0
41

Zlatan Ibrahimovic është rikthyer në Milano dhe zyrtarisht janë zbuluar detyrat e tij si “Partner Operativ” dhe “Këshilltar i Lartë për Pronësi”.

RedBird sapo kanë konfirmuar rikthimin e ish-sulmuesit në San Siro me një deklaratë zyrtare ku kanë shpjeguar edhe detyrat e Ibrahimovic në pozicionin e tij të ri.

“Si një partner operativ në RedBird, Ibra do të bashkëpunojë me ekipin global të investimeve të RedBird për të mbështetur portofolin ekzistues të investimeve të firmës në sport, media dhe argëtim”. thuhet në njoftim.

“Ai do të ndihmojë në burimin dhe vlerësimin e mundësive të reja të investimit për firmën dhe do të këshillojë kompanitë e portofolit RedBird mbi projektet komerciale, strategjitë e përmbajtjes dixhitale dhe iniciativat strategjike të ndërtimit të markave për të zgjeruar praninë e tyre në baza globale”.

Ish-sulmuesi do të ketë një rol kyç edhe te Milani, duke mbuluar fusha të ndryshme në klub, si brenda ashtu edhe jashtë saj.

“Në AC Milan, Ibra do të shërbejë si Këshilltar i Lartë për Pronësinë, i cili udhëhiqet nga RedBird dhe përfshin New York Yankees, një nga partnerët më të vjetër të RedBird në sport”, vazhdo komunikata e  RedBird.

Kjo do të thotë se suedezi do të ketë një rol aktiv si në Casa Milan, selinë e klubit, ashtu edhe në Milanello, ku ai do të ‘përforcojë kulturën fituese të klubit’ dhe do të fokusohet në zhvillimin e lojtarëve. /Telegrafi/