VitaLand shndërrohet në vend të përrallave për festat e fundvitit – Telegrafi

0
34

VitaLand tashmë është i gatshëm për festat e fundvitit. Nuk ka më vend më të mirë për të festuar këtë kohë të vitit se sa VitaLand, i cili tashmë është i stolisur dhe gati të pret të gjithë me krahët hapur. 

Çdo gjë në park tashmë flet për festën. Pema e madhe e Krishtlindjeve është vendosur në qendër të parkut, ndërsa figurat e festës janë të shpërndara kudo, duke krijuar një mjedis të ngrohtë dhe festiv. 

Këngët e Krishtlindjes dëgjohen në çdo cep të parkut, duke sjellë gëzim dhe buzëqeshje në fytyrat e të gjithëve. Fëmijët do të gëzojnë lojërat dhe surprizat që i janë përgatitur, duke bërë këtë kohë të vitit edhe më të veçantë. 

Krahas lojërave, në VitaLand edhe restauranti ka marrë ngjyrat dhe shijet festive. Ku çdo pije dhe ushqim sjell ngrohtësinë e dimrit.

VitaLand është vendi ku festa merr jetë. Është vendi ku çdo gjë është e mbushur me magji dhe gëzim.  

 Eja dhe festo me VitaLand! 

Për më shumë informacione vizitoni:

Facebook: Vitaland

Instagram: vitalandpark

Web: https://vitaland-ks.com/