SHPËRNDAJE

Real Madrid ka filluar të mendojë për verën e ardhshme, për lojtarët që duhet të transferojë

Drejtueit e Real Madridit dështuan të transferojnë një sulmues gjatë kësaj vere, por, këtë pritet ta bëjnë në verën e vitit 2018.

Sipas Jugones, Real Madrid ka përzgjedhur sulmuesin e Leipzig, Timo Werner, i cili shihet si zëvendësues i Karim Benzemas.

Skautët e Realit tashmë kanë përcjell Werner në ndeshjen ndërmjet Gjermanisë dhe Norvegjisë, ku Werner shënoi dy gola.

Ata i kanë dhënë dritën e gjelbër drejtuesve të Realit, të cilët po përgatisin një ofertë të majme për skuadrën gjermane.

21 vjeçari sezonin e kaluar shënoi 21 gola me Leipzig.