SHPËRNDAJE

Barcelona dhe Juventusi do ndeshen mes vete në ndeshjen e parë të Grupit D në kuadër të Ligës së Kampionëve për sezonin e ri 2017/18.

Gjiganti katalunas është nikoqir i Zonjës së Vjetër në ndeshjen e parë të grupeve të Ligës së Kampionëve, e cila zhvillohet nga ora 20:45 në Camp Nou.

Barcelona dhe Juventusi janë tashmë kundërshtar të njohur, pasi në vitet e fundit janë ndeshur disa herë, si në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2015, ku fituan katalunasit dhe sezonin e kaluar kur Zonja e eliminoi në çerekfinale.

Fati ka dashur që këto dy skuadra të ndeshen mes vete edhe këtë sezon, dhe nesër (e martë) është ndeshja e parë, dhe tashmë sajti i UEFA-s ka publikuar formacionet e mundshme për këtë ndeshjes.

Barcelona pritet të luaj me formacionin më të mirë të mundshëm, pasi vetëm Arda Turan nuk është i gatshëm, ndërsa Juve ka mungesa të theksuara si Juan Cuadrado, Claudio Marchisio, Sami Khedira, Georgio Chiellini dhe Mario Mandzukic.

Barcelona: Ter Stegen; Semedo, Pique, Umtiti, Alba; Rakitic, Busquets, Iniesta; Dembele, Suarez, Messi.

Juventus: Buffon; Barzagli, Benatia, Rugani, Alex Sandro; Matuidi, Pjanic; Douglas Costa, Dybala, Sturaro, Higuain.