SHPËRNDAJE

Në lajmin e para disa ditëve në Telegraf për një aksident në Malishevë pësoi vozitësi i motocikletës e kuptuam se vozitësi ishte nga lugina e Preshevës.

I lënduari N.M. ishte sjellë në emergjencën e QKUK-së në Prishtinë. Ekipi mjeksorë e kishte trajtuar në mënyrë profesionale e poashtu edhe stafi teknik me nji kujdes të veçantë ishte kujdesur që edhe pse me dhimbje të mëdha i aksidentuari nga Presheva t’a ndiej veten të sigurtë në emergjencë.

Si familjarët që ishin aty afër edhe vet i lënduari e kuptuan se ky ishte maximumi i mundësive teknike në QKUK pasi që ishte lënduar rëndë, prandaj i preferuan një mjekim jashtë Kosove.

Familjarët u organizuan për një gjë të tillë dhe e vendosën ta dërgojnë në Zvicërr. Ajo çka i intrigoi më së shumti familjarët ishte se në fletlëshimin e administrates së QKUK-së e kishin shkruar adresen e të lënduarit si zvicrran edhe pse kishte dokumente të Preshevës.

“I gjithë ky trajtim dy ditore më kushtoi mbi 800 euro edhe ate shikone më poshtë me çfarë fature qesharake (me dorë dhe me nji letër të thjesht).Por nëse mendojnë se edhe ky pacijent duhet të trajtohet njëjt sikur një nga Zvicrra ose Serbia apo edhe nga ndoj shtet tjetër…atëher qytetarët e Luginës le ta mendojnë mire se ku jane duke u vozitur,shetitur,pushuar apo edhe jetuar e punuar…Nuk është faji i tyre se rastësisht kanë mbetur jashtë kufijve të Kosovës.Por çka mendoni si trajtohen serbët e Kosovës në rrethana të tilla në Serbi…Të jeni të bindur se atyre nuk i paguhet as edhe nji cent…Nuk dua assesi që të ofendojë mjekët dhe teknikët po edhe punonjsit tjerë ndihmës të Emergjencës e as të Ortopedisë…ata kanë kryer nji punë të mrekullueshme…por …Administrata…” ka thënë N.M për presheva.com.

(Autori i këtij shkrimi i afërm i të aksidentuarit i njohur për redaksinë)