SHPËRNDAJE

 

Tri ndeshje – pesë pikë, dy herë ka barazuar në shtëpi dhe tani gjendet 4 pikë pas Barcelonës.

Nuk mund të thuhet se është ndezur alarmi, por Zidane ka ngritur zërin pas Levantes. Nervozën e ka shprehë pas kartonit të kuq ndaj Marcelos, edhe më shumë lëndimi i Benzemas e kombinuar me suspendimin e Ronaldos në startin e kampionatit.

Francezi konsideron se lojtarët e tij janë të relaksuar, dhe nuk është vetëm fitorja ndaj Juventusit në finalen e ligës së kampionëve por edhe fitorja ndaj United në superkupë.

“Kuptoni se ajo më tashmë është e shkuar. Mos i lexoni gazetat dhe mos i besoni gjithçka çka shkruhet, nuk jeni aq të mirë” i ka thënë Zidane lojtarëve.

“Nuk e di nga kjo ide që ju nuk duhet të tregoheni, kjo është tashmë sfidë e re, lëshohuni në tokë, ngritni kokën, na duhet një atmosferë e re dhe qasje nga sezoni i kaluar. Nuk keni nevojë ti shikoni ekipet tjera, jeni relaksuar, nuk po mendoni për veten” ka thënë Zidane.

Mediat spanjolle shkruajnë se tek Reali janë të qetë pasi besojnë se me largimin e Neymarin, dëmi për Barcelonën është i pakthyeshëm, por starti nuk po tregon këtë

Do të shohim se a ka gabuar Zidane kur ka insistuar që mos të blehet ndonjë zëvendësim pas shitjes së Moratas.

Kundër Apoelit sot kthehet Ronaldo, por në “Anoeta” për vikend nuk do të luaj Ronaldo, Benzema andaj edhe në zjarr do të luaj i riu Borja Mayoral.