Autoriteti i Mediave Audiovizive i heq autorizimin shoqërisë “Tibo”

0
49

Autoriteti i Mediave Audiovizive pas mbledhjes së bordit vendosi t’i heqë autorizimin shoqërisë “Tibo” sh.p.k..

“Ditën e hënë, më 11 dhjetor 2023, në mjediset e Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) u zhvillua mbledhja e radhës së AMA-s, ku morën pjesë anëtarët e mëposhtëm: Armela Krasniqi Kryetar Desada Metaj Zëvendëskryetar Aurela Bicja Anëtar Besian Zogaj Anëtar Gjergji Hamiti Anëtar Jetmir Halilaj Anëtar Joana Allushi Anëtar AMA, pas shqyrtimit të çështjeve të rendit të ditës, vendosi:Heqjen e autorizimit të shoqërisë “Tibo” sh.p.k., autorizuar për përsëritjen e shërbimit të programit audioviziv të të tretëve mbështetur në rrjet IP (OTT) (Vendim nr.112, datë 11.12.2023). 3. Miratimin e rregullores ”Mbi kriteret dhe procedurat për shqyrtimin, miratimin dhe zbatimin e projekteve” (Vendim nr.113, datë 11.12.2023)“, sipas njoftimit të AMA-s.

Kujtojmë se më 6 dhjetor, bordi i Autoritetit të Mediave Audiovizive refuzoi ankimin e TIBO-s, e cila ishte dënuar më 2 nëntor me 2 milionë lekë gjobë dhe urdhëroi që TIBO të ndërpriste menjëherë transmetimin e programeve pa të drejtë transmetimi.

TIBO ka piratuar në mënyrë të vazhdueshme duke vjedhur transmetime për të cilat nuk ka ekskluzivitetin si kampionatet europiane të futbollit, por edhe transmetime e prodhime të televizioneve të tjera sikurse është edhe “Big Brother Albania” prodhuar nga Top Media.


Top Channel