SHPËRNDAJE

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, është duke planifikuar të bëjë një ndryshim të madh në sulmin e klubit që udhëheq.
Don Balon raporton se Perez është i gatshëm t’i shesë dy yje, Karim Benzema dhe Gareth Bale, për t’i financuar shpenzimet e mëdha gjatë afatit kalimtar verën e ardhshme.

Arsenal dhe Manchester United janë të interesuara për dyshen, sipas Don Balon.

Raportohet se Perez do t’i përdorë ato para për ta sjellë në “Santiago Bernabeu” yllin e Atletico Madrid Antoine Griezmann dhe sulmuesin e Juventus Paulo Dybala.

Ai parashikon një sulm Griezmann, Ronaldo, Dybala.