SHPËRNDAJE

Pas shumë muajve të pritjes dhe thashethemeve, më në fund Apple ka prezantuar iPhonin e saj më të ri, Iphone X, së bashku me dy modelet tjera, 8 dhe 8 Plus.

iPhone X ka ekran të plotë, teknologji për hapje përmes fytyrës Face ID dhe butoni kryesor nuk është më fizik, por i integruar në ekran. Çmimi i këtij modeli do të jetë më i larti ndonjëherë për iPhone, 1000 dollarë.

Gjithashtu, ky telefon është rezistent ndaj ujit dhe pluhurit si dhe ka ekran të teknologjisë OLED. Ekrani do të ndizet me vetëm dy të prekura, pasi butoni kryesor është tashmë në ekran.

Apple thotë se ky iPhone ka teknlogji ekrani Super retina, rimbushet pa tela dhe ka kamerë prej 12 megapikselësh.