Vdes avokati amerikan Andrew Strong, ishte pjesë e ekipit mbrojtës të Haradinajt në Hagë, reagon kreu i AAK-së – Telegrafi

0
44

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të njërit nga ekipi i tij mbrojtës në Hagë, avokatit Andrew Strong.

Haradinaj ka thënë se Strong ishte një luftëtar i jashtëzakonshëm për të drejtat e njeriut.

“I pikëlluar nga vdekja e parakohshme e avokatit Andrew Strong, një luftëtar i jashtëzakonshëm për të drejtat e njeriut dhe një mik i çmuar i imi. Ai i’u bashkangjit ekipit tim mbrojtës si student nga Chicago, për t’u bërë më vonë një ndër avokatët më të respektuar për pasionin e tij në mbrojtje të drejtësisë”.

“Ngushëllime familjes dhe miqve”.

“Trashëgimia yte do të kujtohet Andy. U prehsh ne paqe”, është shprehur Haradinaj.