SHPËRNDAJE

 

Dalja nga sistemi monist dhe futja në pluralizmin gjoja demokratik të Luginës së Preshevës janë krijuar skena dhe skenare politike nga më të ndryshmet.
Mistere dhe enigma politike në Luginë janë zbehur në një mënyrë të rëndomtë, ku krijesa e tyre është e kuptueshme edhe nga persona që nuk janë të interesuar për të. Nuk ka më maska në Preshevën politike!

Partia e tretë në angazhimin e saj politik në pothuajse 30 vitetet e fundit me kryetar dhe strateg të vetëm është kualifikuar si një prapaskenë dhe sfond e ngjajshme me serialet turke, ku shikuesi që nga filimi ka të qartë rrjedhojën e skenarit dhe fundin e saj. Përvoja politike në tri dekada sjellë përparësi por edhe mangësi sidomos kur ekzekutesi është anëtarë i një ansambli të njejtë që nga themelimi, dhe kjo strukturë e ka të pamundur të mjegullojë strategjin e saj vepruese politike. Që nga kapja e pushtetit në mënyrë perfide, bllokimi i Kuvendit Komunal, dhe rezultateve finale në masat e përkohëshme dhe zgjedhje të reja, kanë sjellur Komunen e Preshevës në një situatë të rëndë politike dhe ekonomike. Këtë nuk mund ta mohojë askush!

Partia e tretë e dalur nga zgjedhjet e 2016-shit kishte udhëhequr Komunën e Preshevës në pesë muajt e fundit, që tani është duke ekzekutuar strategjinë e daljes nga përgjegjësia e tyre politike. Elementi i parë i skenarit është tërheqja nga skena publike për disa muaj të ideatorit dhe ekzekutuesit të këtij seriali politik, duke komunikuar me publikun përmes “Këshillit të informimit” i cili faktikisht nga qasja treguese, ortografia dhe sintaksa e të shkruarit janë firmë e tij personale e pakontestueshme. Pjesë përbërëse e skenarit të parë është edhe konstruktimi i një viktime të re politike për marrjen e përgjegjësisë, brenda strukturave të këtij subjekti në një periudhë të mëvonshme.

Aplikimi i tyre në organin e përkohëshëm komunal si dhe pretendimi për udhëheqje të këtij organi ishte një hipotezë e bazuar në dëshira të tifozëve të tyre dhe argumentuar me raste tjera të ndodhura diku në Serbi; për të respektuar kontinuiteti i kryetarëve të Komunave në organet e përkohëshme. Kjo siç ishte pritur nuk ndodhi, pasi Serbia do të përballej me protestime më të fuqishmet, pasi po instalonte një udhëheqje të dhunshme sipas pazarllëqeve të këshilltarëve në tregun e Marsit 2017.

Pjesë e një loje jo të drejtë (jo-fer) është kur pjesëmarrësit ankohen për kushtet e përgjithshme pasi të përfundoj gara dhe sfidat e caktuara; duke mbetur humbës dhe dështak ordiner. E tëra ka sjellur skenen e radhës duke kontestuar me padi në emër të “Këshillit të përgjithshëm” në gjykatën serbe të administrimit, pasi sipas tyre ky vendim është tendecioz, manipulativ dhe antiligjorë e diskriminues ndaj të drejtave të shqiptarëve (jo të tyre po në shumicë të shqipetareve). Po të kishin dalur vendimet në favor të tyre, e tëra kjo do të cilësohej si një relacion shembullor i Qeverisë së Serbisë me shqiptarët (subjektin e tyre) duke favorizuar politikë e tyre demokratike proeuropiane (Lexo komunikatën për opinion nga “Këshilli informativ” më dt16.shtator 2017) !

Skenari pastaj vazhdon me aktin rrjedhës. Veçori e këtij akti është tensionimi i situatës politike në gjitha mënyrat. Kjo do të shërbejë për tërheqjen e vëmendjes së dështimit të dytë brenda pak muajve me pushtetin lokal, do të vështirësoj funksionimin e organit të përkohëshem (e cila do të përdoret pastaj për fushaten parazgjedhore), si dhe të aktivizoj simpatizantët e tyre për një Kauz “kombëtare” dhe “ekzistenciale”. Kauza është në ndërtim e sipër dhe vazhdë e vitit të kaluar me disa ndryshime të vogla në interpretim e saj. “Armiku i jashtëm” i cili kinse ka kapluar Komunën e Preshevës tani nuk ndihmohet më nga forcat fundamentale të “Erdoganit” apo “Gylenit” por drejtpërdrejtë nga “Vuçiqi”, pasi ai tani më ka instaluar parti klienteliste në Preshevë (lexo komentet e “analistit” dhe udhëheqësin e “kuadrove intelektuale” të partisë në ekzil). Kjo kauz përmban në vete rreziqe dhe auto-gola, pasi subjekti i tyre publikisht ka deklaruar interesimin e tyre për pjesëmarrje në qeverinë serbe. Gjithashtu i dërguari popullor ka përkrahur qeverinë serbe sëpaku dy herë me një faturë blanko. Dita ditës do të mësohemi pa prezencën e tij në publikun preshevarë të fraksionizuar skajshmërisht. Kurse të tjerët herë pas here do të argëtohen me kumtesat e tij kundër të tjerëve……. për veprimet e tyre drastike antiligjore, antikombëtare, të porositur, klienteliste, tendencioze, manipulative, destruktive……. ndaj subjektit të vetëm që i përfaqëson denjësisht shqiptarët e Luginës së Preshevës. Dhe besa, do të gëzohemi me faktin se ai është ende aty prapa sfondit të dramës politike preshevare.

Enturazha e tij e reduktuar në disa njerëz të vetmuar, tani më janë aktivizuar për të shpëtuar “Shpëtimin” e Preshevës. Drama politike ndërron veprat që nga tragjedia në tragjedi-komedi. Po të mos tangoheshin sferat e rëndësishme jetike të qytetarëve kjo do të mbetej vetëm një komedi e aktruar nga “Teatri Profesional Imagjinar i Komunës së Preshevës”./Shkruan: M.F/