Osmani takon deputeten britanike Kearns, diskutojnë për zhvillimet e sigurisë në rajon – Telegrafi

0
53

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me deputeten britanike, Alicia Kearns.

Ky takim u zhvilluar në kuadër të Forumit të Dohas.

Ajo thotë se gjatë takimit u diskutuar për zhvillimet e sigurisë në rajon dhe mënyrat për thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve.

“Diskutimet në kohë me një mike të dashur të Kosovës, Alicia Kearns. Në forumin e Doha-s, diskutuam për zhvillimet e sigurisë në rajon, si dhe mënyrat për të forcuar më tej bashkëpunimin Kosovë- Britani e Bashkuar. E falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme për vendin tonë”, shkroi Osmani në Twitter.