33-vjetori e gjen PD të ndarë, Basha e Berisha akuza njëri-tjetrit

0
41

33-shi është një numër shume simbolik ndërsa partia demokratikë e festoi më e përçarë se kurrë këtë përvjetor.

Berisha në fjalën e tij kryqëzoi Bashën për humbjet e PD.

“Drama që përjeton sot Shqipëria i ka rrënjët pikërisht nga shndërrimi i udhëheqjes së PD nga një udhëheqje e guximshme dhe idealiste në një udhëheqje pazaresh të turpshme, pazaresh amorale. Dhe ajo po e çonte këtë forcë të mrekullueshme politike de facto drejt shuarjes së saj morale. Drejt transfigurimit të saj në një forcë që nuk duhej të ekzistonte. Ajo nuk mbrojti interesat e popullit opozitar, por nuk mbrojti interesin kombëtar”, tha Berisha.

Ndërsa Basha kishte mbledhur në Pallatin e Kongreseve mbeshtetësit e tij në një takim që dukej se rivalizonte me Kuvendin e PD e më pas

Kongresin e PS. Basha në fjalën e tij nuk la pa përmendur kryqëzimin që SPAK po i bën Berishës.

“Sot nga kjo sallë, dua të theksoj edhe njëherë mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike për SPAK, të përgëzoj hetimet e saj ndaj krimit dhe pushtetarëve të korruptuar. Shqiptarët mezi e kanë pritur këtë ditë! Ata kane 33 vite që presin drejtësi të barabartë, një drejtësi ku askush nuk është mbi ligjin. Sepse vetëm kështu mund të ngrejmë shtetin e së drejtës dhe të forcojmë demokracinë në Shqipëri”, tha Basha.

Partia Demokratike u krijua 33 vite më parë duke marrë jetë si forcë politike nga lëvizja studentorë që rrëzoi komunizmin. Pas 33 vitesh një pjesë e atyre që përvetësuan protestat studentore janë ende në krye të forcës politike që ai ndiqet në ditën e saj më pak shpresëdhënëse.


Top Channel