Tottenhami është i hapur për shitjen e Richarlison, por vetëm për një ofertë të lartë – Telegrafi

0
40

E ardhmja e Richarlison te Tottenham Hotspur është në dyshim, pasi lojtari ka filluar të humb rëndësinë në ekipin formacionin bazë.

Sulmuesi brazilian së fundmi shkëlqeu me dy gola ndaj Newastle United, megjithatë largimi i tij në janar nga Spurs është mëse i mundur.

Richarlison mbërriti në Tottenham me pritshmëri të mëdha, por paraqitja e tij këtë sezon nuk i ka përmbushur pritjet.

Edhe pse në të kaluarën ka shfaqur cilësisë e tij, ndikimi i brazilianit në lojën e skuadrës londineze ka rënë ndjeshëm dhe kjo ka çuar në spekulime për të ardhmen e tij në klub.

Football Insider ka raportuar se Spurs janë të gatshëm ta shesin yllin brazilian në janar dhe Al-Ittihad është gati të rikthehet në garë për t’i siguruar shërbimet e tij.

Nuk përjashtohet mundësia që edhe Real Madridi të rikthehet në garë për brazilianin, me Carlo Ancelottin që e pëlqen shumë atë.

Gjithsesi Spurs synon që nga shitja e Richarlison të fitojë së paku 70 milionë euro. /Telegrafi/