Tregu i gjelave të detit në Baldush shoqërohet me aktivitete, Veliaj: Ejani të blini gjelat më të mirë

0
55

Në prag të festave të fundvitit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj fton të gjithë qytetarët që të shkojnë te Tregu i Gjelave në Baldushk, për të blerë gjelin e detit. Veliaj njofton se tregu do të jetë i hapur në datat 14-31 dhjetor.

“Tradita vazhdon në Baldushk”, tha kryebashkiaku, ndërsa bën njoftimin se përveç shitjes së gjelave të detit do të ketë edhe aktivitete të ndryshme në fshat, prandaj mund të merrni edhe familjarët me vete.

“Nga data 14 deri më 31 dhjetor ejani të blini gjelat më të mirë të detit të rritur nga banorët e zonës dhe pse jo merrni edhe familjarët dhe shijoni një ditë të mbushur plot me aktivitete në fshat”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale.

Ky është viti i shtatë që në prag të festave në Baldushk hapet tregu i gjelit të detit.


Top Channel