Një marrëdhënie si ajo e Erjonës me Salsanon! Kujtimet e një udhëtimi që solli vetëm të qeshura

0
46

Në një intervistë sa të këndshme dhe komike, Salsano Rrapi dhe bashkëshortja e tij, Erjona Kakeli kanë treguar në studion e “Ftesë në 5” gjithë punën përgatitëse për shfaqjen e tyre “Zbulimi”, që do të vijë në Teatrin Kombëtar, ArTubina.

Momentet gazmore kanë qenë të paevitueshme gjatë intervistës, teksa të pyetur se cili është udhëtimi i preferuar i Salsanos, të dy kanë dhënë përgjigje të ndryshme.

Me spontanitetin dhe thjeshtësinë karakterizuese, Erjona pohoi se udhëtimi me shokët në Çeki, ka qenë më i bukuri për Salsanon.

“Unë thashë po bëhem familjar, kjo shkruajti Çeki… Kalova shumë bukur se nuk i hapa 3 ditë telefonin”, tregoi mes shumë të qeshurash Salsano dhe Erjona.

Dyshja ka zgjedhur të dalë rrallëherë bashkë në intervista, megjithatë në këto të fundit kanë sjellë një atmosferë plot humor, duke ngjallur dhe kuriozitet se si mund të jetë raporti i dy aktorëve edhe jashtë skenës!


Top Channel