Liverpooli e gjen zëvendësuesin e Matipit në Bundesliga – Telegrafi

0
32

Liverpooli është tronditur nga lëndimi i Joel Matip 10 ditë më parë në fitoren spektakolare 4-3 ndaj Fulham.

Qendërmbrojtësi kamerunas ka humbur sezonin dhe nuk pritet të rikthehet në fusha të blerta deri në verën e vitit 2024.

Kësisoj gjiganti anglez është i detyruar të transferoj një mbrojtës qendror në janar dhe tanimë duket se ata e kanë një në listë.

Sipas asaj që ka raportuar Calciomercato, The Reds janë duke monitoruar situatën e mbrojtësit francez Maxence Lacroix i cili po shkëlqen me fanellën e Wolfsburgut në Bundesliga.

23-vjeçari ka tre vite e gjysmë që është pjesë e klubit gjerman dhe ka bindur gjigantin anglez me paraqitjet e tij, ku këtë edicion ka zhvilluar 16 ndeshje, teksa ka edhe një gol të shënuar.

The Reds janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 25 milionë euro për transferimin e Lacroix në Anfield gjatë afatit kalimtar dimërorë.

Gjithsesi skuadra nga Anfield duhet të ketë kujdes, pasi për qendërmbrojtësin e ri interesim kanë shfaqur edhe Roma dhe Borussia Dortmund. /Telegrafi/