Vizita në SHBA, Zelensky takohet me udhëheqësit e Senatit

0
35

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është takuar me udhëheqësit e Senatit, pak para nisjes së konferencës së përbashkët për shtyp me presidenin amerikan Joe Biden më vonë sot.

Zelensky u prit me duartrokitje të vazhdueshme teksa mbërriti për një takim me dyer të mbyllura me senatorët këtë pasdite. Ai shoqërohej nga Chuck Schumer, demokrati më i lartë i dhomës dhe Mitch McConnell, republikani më i lartë.

Zelensky po kërkon nga Uashingtoni të sigurojë ndihmën ushtarake dhe humanitare shumë të nevojshme.


Top Channel