SHPËRNDAJE

Alternativa për ndryshim, në një komunikatë për media, njofton rreth gjendjes aktuale në ndërrmarjen publike “Moravica”, duke emëruar Zihni Kamberin si drejtues të këtij institucioni.

Komunikatë:

Dekadën e fundit, NP Moravica ishte e shkatërruar plotësisht në çdo segment të saj, pa resurse njerëzore kualitative, e keqmenaxhuar skajshmërisht, e keqpërdorur në çdo aspekt.
Pas zgjedhjeve të 24 Prillit, atëherë kur Alternativa për Ndryshim mori pushtetin, atëherë kur askush nuk guxoi ta merrte barrën që ta revitalizonte një nderrmarje publike aq e rëndësishme për qytetarët tanë, Alternativa e bëri këtë, ku edhe arriti një sukses historik.
Gjatë qeverisjes deri më 10 mars ku edhe u shkarkua kryetari i komunës, Shqiprim Arifi, Moravica ishte shembull se si një ndërrmarje publike duhej menaxhuar e punuar, u rikthye shpresa tek qytetarët se ndryshimi erdhi.
Pas 10 marsit për një periudhe te shkurtër, NP Moravica prap u rikthye në atë gjendje ku e gjetëm, ku edhe pasqyroi pushtetin që sapo dështoi, ku dominoi kaosi, përçarja dhe dobësia në çdo aspekt.
Këshilli mbikëqyrës përveç konstatimit të skadimit të mandatit të drejtorit, ka verejtur një kaotizëm në funksionimin dhe menaxhimin e kësaj ndërmarrjeje dhe pershkak të lejimit që Moravica të rikthehej në këtë gjendje, nuk do të propozohet prap, dhe në vend të tij u propozua si ushtrues Zihni Kamberi, ku në këtë mënyrë Alternativa dëshmon se pamarrë parasysh ngjyrave politike, parimet e punës janë më të mëdha se çdo drejtor, dhe më të rëndësishme se çdo interes tjetër partiak.