SHPËRNDAJE

 

 

kemi qënë në plazh.Ky plazh nuk është si ata që gjenden në veri apo në jug të vendit. Është i vogël, simpatik dhe është i rrethuar me lëndina, shelgje e mështekna shtatlarta.Ajri ishte i ngrohtë, pëllumbat këndonin nëpër shelgje e plepa dhe ujti ishte aq i ngrohtë, sa s’ të dilejpërjashta.Duke qënë se fillova në shumës, më duket me vend të cekë se ne, për hir të Marisë së vogël, që s’ prore s’ di të notojë, u ndamë në grupe. Sa herë që Inga dhe Veziri hynin në ujë, unë e Lefteri rendnim prapa saj. Dhe përkundrazi: sa herë që ne hynim në lumë, Inga dhe Veziri luanin me të. Herë pas here e zbraznim edhe nga një birrë nga ato që ai kishte marrë Veziri me vete.
Veziri është trashur pak, ka mbledhur dhjamë. Ai erdhi nga Ludvika pardje, ditën e marte, dhe kishte qejf të shkonim në plazh, por unë isha i detyruar të shkoja në Policinë Lokale dhe t’i dorëzoja tri fotografi të ”freskëta”. Sonja, siç quhet zonjusha Ekeroth, më njoftoi se pasaporta që do ma lëshojnë është provizore dhe vlen vetëm për një udhëtim. Menjëherë pas hyrjes në Suedi duhet ta dorëzoj aty ku e kam marrë. Kështu duhet të bëj deri sa ta marrë shtetësinë dhe kjo mund të më miratohet cilindo muaj të këtij viti, sepse jam pa ”njolla” dhe bashkëjetoj me një shtetase suedeze.
Aty nga ora shtatë u kthyem në qytet dhe hëngrëm darkë. Që të rrija pak më tepër,Veziri ma zgjati kufjen dhe më luti ta njoftoj Ninën se jemi bashkë dhe s’ ka nevojë të shqetësohet. Nja dhjetë minuta më vonë m’ u lajmërua edhe Eriku, kushëriri i saj, dhe më njoftoi se gjatë ditës më kishte kërkuar një ”damë” dhe e kishte lutur ta merja në telefon.
Gjuha shkon atje ku dhemb dhëmbi.
” O vëlla,” e pyeta. ” Mosishte një nëpunëse e agjensisë Spies?”
” Nukmë tha.Sidoqoftë, numrin e saj e ke në kuzhinë,” tha.
Pak më vonë erdhi dhe Lefteri. Ai ishte njohur me një vajzë nga Leksandi dhesëpata kish hyrë goxha thellë në mish. Nëse shkonin punët si duhet, do të martohej në vjeshtë.
Ky lajm na gëzoi shumë.Por gëzimet e mëdha duhen kremtuar, edhe ate, mebirra të forta.
” Do vemi në ”Kantors”, tha Veziri. “ Ata s’ kanë birra të forta, por unë e kam një viski në makinë.E përzijmë me birra.”
Pubi që mbante emrin “Kantors” ishte bosh. Porositëm nga një birrë të mesme dhe, me t’ ikur kamarieri, e shoqëruam me nga një gotë visky e shumë urime. Nuk shkoi gjatë dhe neve na u bashkangjitën Burhan Misirliu, një turk nga Prizreni, Hasan Bosnjaku dhe Abdullahu, një evgjit nga Gostivari. Kjo më dha mundësi të dal në rrugë dhe t’ i lajmërohem Osës nga një dhomë anësore.
” Ç’ kemi?” e pyeta.
” Hiç, të gjitha të vjetra,” tha duke buzëqeshur. Dhe vazhdoi. ” Dëgjo, unë të kam kërkuar në Jysne dhe Nina më njoftoi se gjendesh në Uppsalë. N’ atë punimin që ia kam dorëzuar zonjës Davidsson, kam gabuar dhe e kam përmendur Ivo Andriqin… Ti e di, atë nobelistin e menderosur bosnjak, të cilin e ka prezantuar zonja Gun… A mund t’ ua hedhësh një sy faqeve relevante?”
“ Gjithsesi,” i thash aty për aty. “Andriqi ka qenë një bishtdredhur i madh. S’ e ka dashur as veten, jo më neve, shqiptarëve, që na quan “shiptari”, në vend se të na quante “albanci”.
” Për mua s’ ka rëndësi.Për mua është qenësore nëse kam apo nuk kam të drejtë lidhur me botëkuptimet e tij artistike.”
” Jam në ”Kantors”, edhe ate, në shoqërinë e katër pesë shoqëve që s’ i kam takuar moti.”
” Ani kur mund të shihemi?” më pyeti.
” Sonte – e pamundur,” i thash.
“ Edhe vetë jam e zënë,” tha.“ Po pate mundësi, eja nesër mbrëma. Ta jap atë dreq provimi e të iki në Hofors, se nënën e kam të sëmurë.Duhet t’ i gjendem pranë.”
” Do bëj çmos,” i thash.
Gratë janë më të forta se ne. Toni me të cilin më foli, po dhe vesa e ftohtë, mëngjesore, me të cilën i lagte argumentet, më dha të kuptoj seajo është një vajzë praktike dhe nuk arsyeton si unë. Osa shikon përpara dhe përpiqet për të ardhmen.

33. Vdesim për Enver Hoxhën
Po frynë përjashta.Po frynë aq shumë, sa kam frikë sedo ta rrëzojë dardhën e tim vjehrri mbi garazh. Se nga erdhi kjo erë, nuk e di, por është hera e parë që e vështroj oborrin qetë-qetë dhe ndiej një acarnë shpirt. Po shkojmë drejt javës së dytë të qershorit dhe akoma s’ e kemi përjetuar një javë mesdhetare. Qielli është i zymtë e i rëndë si plumbi. Do të thoshja: pasdite e përsosur për t’ u shtrirë nëkrevat dhe për të lexuar. Ata të emisionit ”Nyheter” thanë se më e mira që mund të bëjmë sot është të rrimë brendadhe ta dëgjojmë vrapin e shiut nëpër strehat e shtëpive.
Edhe ashtu do bëj. Për këtë qëllim e kam nxjerrë vëllimin e parë të ”Tri ngjyrave” dhe, para se të hyj në botën e zotit Abdihoxha, do t’ i shkruaj ca rreshta mbi ditën e djeshme.
Shtrëngata erdhi papandehur, deri sa po prisja të më lajmërohej Lefteri. Ai kishte lexuar diçka në gazetë se,sapo më bëri zile, ma preu shkurt.
” Ore, s’ di pse nuk shkojmë në Fyrisbadet. Atje kemi të gjitha të mirat ePerëndiut.Jemi në qendër të qytetit, kemi kulm mbi krye,dy pishina dhe lloj lloj bjondesh e syzezash.”
” Mrekulli.Unë po nisem tani dhe, nëse mbërrij para teje, do të pres në hyrje të kompleksit”, i thash.
“Fyrisbadet”nuk është vetëm kompleks, por dhe vendtakim i rinisë lokale. Aty mblidhen të rinjtë e të rejat e Uppsalës dhe hanë akullore, pijnë lëngje freskues, porositin pica, ushtrojnë, bëjnë bastu ose kuvendojnë për filmat që do luhen në mbrëmje.Duke marrë parasysh motin e trazuar, thuajse të gjithë, që nga më të vegjlit e deri te të mëdhenjtë, ishin të lumtur që egzistonte një siplazh më i sigurtë se ai ku ishim larë ca ditë më parë.
Lefteri u vonua pak, po s’ e humba durimin.Unë kisha shkuar me bicikletë dhe s’ e kisha ndër mend të haja drekë në Helbygatan. Pas një qëndrimi dy tri orësh në Fyrisbadet,ku kërcenin e notonin e çirreshin të rinjtë, unë do t’ i mblidhja plaçkat dhe do të haja diçka në lokalin ”Ringbaren”.
Memzi prisja të vinte ora gjashtë e të shkoja në Qytetin e Studentëve. Tani që Osa vetë më kishte ftuar te shtëpia dhe më kishte qortuar për botëkuptimet konzervative, s’ kisha tjetër dëshirë veçse ta kthej rrotën e histories prapa dhe ta trajtoj si një shoqe të vërtetë. Praktikisht, midis nesh s’ kishte ndodhur gjë dhe ajo ishte e njejta femër, e veshur mexhinsa e parkas të shkurtër, bojë hiri. Midis neshkishte filluar një sfidë, të cilës unë i shmangesha, ndërsa ajo, sipër inatin tim, donte me çdo kusht ta shndërronte në ngazllim. Mjerisht, kjo prekje kundërthënieshishte shterrpë dhe nuk nxirte gjë në dritë. Tani unë ia kisha drejtuar sytë Shqipërisë, ndërsa ajo trevave jugore të Norlandës.Se sa do të shiheshim apo s’ do të shiheshim përsëri në jetë, asnjëri s’ e dinim.
M’ ora pesë e gjysmë i hipa bicikletës dhe, pasi kalova Urën eDrunjtë, u turra drejt rrugës Sankt Johannes, që do më nxirte drejt e në Qytetin e Studentëve.
I gjeta duke pirë çaj. Ajo dhe Katarina, një shoqe e saj, ishin duke folur për ardhjen e mongolëve në Evropë dhe traditën e perandorëve osmanë me islamizimin e fëmijve të krishterë. Osa fliste, shpjegonte, ndërsa Katarina dëgjonte.
“ Ashtu e morën edhe Gjergj Kastriotin, apo jo,” tha Osa, pasi më prezantoi për shoqen e saj.
“ Qëndron, po Gjergji i tradhtoi,” shtova unë, duke e marrë tasin e çajit që ma zgjati.
Katarina qëndroi ca kohë, deri sa bisedonim për ca aspekte që kanë të bëjë merininë e Andriqit në Vishegrad, ku gjendet një urë si ajo që autori e ka trajtuar në roman,por pastaj, kur kaluam te veprimtaria e shkrimtarit si anëtar i organizatave nacionaliste dhe ish diplomat i Mbretërisë Jugosllave, ajo kërkoi ndjesë dhe iku. Duhej të përgaditej për një provim që kishte në vjeshtë.
Ikja e Katarinës ma kujtoi premtimin e dhënë. Ajo nuk më kishte kërkuar kot në Jysne dhe unë, pas fjalës që kisha dhënë, duhej të kaloja në temë.
“ Si thua, ta shikojmë artikullin që ke bërë?” i thash.
“ Po, po,” tha ajo,duke nxjerrë dy kopje të një liste të gjatë. Njërën e mbajti për vete, tjetrën ma zgjati mua. “ Qysh të them, artikulli ka dalë goxha i gjatë, tridhjetë e pesëfaqe, por nëse i këpus fusnotat, del tamam siç e kam mentuar.Unë jam përqëndruar në sistemin feudal turk dhe lista e fjalëve që kam përdorur është e domosdoshme. Këtu do të dëshiroja të më ndihmosh pak, se s’ kam gjetur fjalor të turqizmave që kanë hyrë në gjuhët sllave.”
“ Të provojmë,” i thash, pasi ia hodha një sy shtojcës së mbushur me fjalë. “ Fjalëtçanak, bashmak, qepek, dyfek, filxhan emerxhankanë hyrë edhe në shqipe. Propozoj ta marrësh një fletore dhe t’ iu shkojmë me radhë.”
“ Ashtudhe do bëjmë,” tha duke më ardhur pranë. Aq pranë, sa e ndjeva një përçimtë lehtë në trup. Ajo, me sa duket, i kishte larë flokët atë ditë dhe kundërmonte barë e lëvore të arrave të papekura.
Ashtu u katandisëm në një botë që ishte plot meamanete e selamete, azape e hesape, dovlete e hyqymete, agallarë e pashallarë, sebepe e gazepe, jorgane e hapsane, bardaqe e konaqe, nishane e mejdane, simite e kollpite deri sa mbërritëm te ca azgana e zhupana dhe Osa, e lodhur nga puna, e flaku fletoren mbi tryezë dhe e zuri një album shqiptar.
“ A priton të më thuash – për çka bëhet fjalë në këtë hyrje?” tha, duke e prekur tekstin që figuronte në faqen e mëngjër.
“ Këtu bëhet fjalë mbi përpjekjet heroike të rinisë shqiptare në ndërtimin e hekurudhës Rogozhinë – Fier”, i thash.
Me sa duket, asaj s’ i pëlqeu toni si e shqiptova fjalën ”heroike” sepse sytë e saj veshën një ngjyrë të hollë zhgënjimi. E kuptovase nuk i erdhi mirë që unë, një shqiptar i Kosovës,ironizoja në llogari të rinisë shqiptare dhe, veçanërisht, të atyre që kishin veshur uniforma dhe marshonin me kallashë në duar.
“ Mendojase e doni Enver Hoxhën,” tha e zhgënjyer.
” Nee duam Shqipërinë, por midis nesh dhe Shqipërisë ka hyrë pikërisht ai që përmende. Ne vdesim edhe për te, por ai na trajton si gliqka të pulave. Se t’ ishte e kundërta, kjo rini e ngarkuar me kallashë, do të dinte që egziston edhe një Shqipëri tjetër dhe ajo Shqipëri quhet Kosovë. Mjerisht, rinia shqiptare di më shumë për bijt dhe bijat e Mao Ce Dunit, se sa për vëllezërit që ka ca kilometra përtej Liqenit të Ohrit.”
Asaj s’ i pëlqyen fjalët që thash për Enverin.
“ Eh, po flet pa lidhje,” tha.
” E vërteta është gjellë e rrallë, por jo të gjithë mund ta përpunojnë në bark,” ia ktheva.”Të gjithë ata që e kanë thënë të vërtetën kanë qenë burra të mirë, por kanë vdekur si qen. Ti po flet si suedeze dhe qëndrimi që po mbanë të ka hije shumë. Por që ta kuptosh se si shijon e vërteta, duhet të ndërrosh vend me mua. Ti shkove dhe u ktheve nga Shqipëria, apo jo?”
” Po,” e pranoi ajo.
” Animirë. Ti shkove dhe u ktheve pa asnjë ferrë në këmbë,” vazhdova.” Po ja që ne, kosovarët, vdesim për të shkuar e për t’ u kthyer nga Shqipëria, por sherbëtorët e Enverit s’ na lënëbrenda. E drejtë është kjo punë?”
Ajo shtangu.Unë s’ ia preva gjuhën. Unë ia thash vetëm një të vërtetë.
” Nuk është,” tha dhe u skuq në fytyrë.
” Atëherë do të vazhdoj,” i thash dhe, krejt papritur, krejt padashur, i dëftova për ato që dija mbi takimin e përfaqsuesve të Partisë Komuniste me ata të Ballit Kombëtar në fshatin Mukje, si dhe vendimin e Enverit që ta prishte marrëveshjen e bërë për një komitet të shpëtimit kombëtar. Duke vepruar ashtu, Enveri ia fali Jugosllavisë gjysmën e atdheut të tij.
Eh… Sikur ta dinte historinë e populli tim, Osa do të merrej seriozisht me studime dhe nuk do humbiste kohë me propagandën e sllavofilëve shqiptarë. Megjithate, duke qenë se ishte bijë e një familje të varfër, s’ kisha të drejtë ta lëndoja më tepër. Detyra ime ishte t’ ia dëftoj të vërtetën si e kisha mësuar vetë, ndërsa detyra e saj ishte të mendonte pa sugjerimet e mia.
“ Dua të dish vetëm një gjë,” shtova pastaj. “ Shqipëria është maja e Olimpi tonë. Atje jetojnë zotat tonë pelazgë dhe, pa marrë parasysh si i kanë emrat apo cilës feje i takojnë, ne, kosovarët, e kemi zakon t’ u rrijmë besnikë. Mjerisht, për tjerët ajo është një parajsë e rrejshme dhe ata që e kanë shpënë te shkopi i lypës janë pikërisht vëllezërit tanë. Shqipëriaqë ke parë zotrote s’ ka mission tjetër pos të manipulojë me bijt dhe bijat e ndershme suedeze dhe aty këtu ndonjë mendjesakat. Kaq e thjeshtë është puna.”
“ Çuditërisht, unë e dua Shqipërinë, i dua shqiptarët,” tha ajo e pikëlluar.
“ Ti s’ je e vetme,” i thash. “Me ty janë edhe katër pesë milionë tjerë që e donë dhe derdhin lotë për te.”
Pastaj ajo më pa gjatë kohë me sy të pikëlluar, për pa më thënë asgjë.Kush e di se ç’ mendonte për mua. Mbase më mirë do bëja të mos ia thoshja asnjë fjalë.Ka njerëz që bëjnë çmos për ta mashtruar veten dhe tjerët.
“ Jam e lodhur,” tha.“ Të mbetet hatri nëse e hapi divanin dhe kështu, të shtrirë pranë njëri tjetrit, flasim për jetën tonë? Unë s’ kam motra, s’ kam vëllezër. Kam vetëm ata dy pleq dhe ata munden të më lënë cilëndo ditë, cilindo muaj… S’ kam gjumë, por jam shumë e lodhur.”
” Ti je në shtëpinë tënde dhe mund të bësh si të duash,” i thash. ” Atëherë po të lë të qetë.”
Jo, jo. Ashtu s’ kishte menduar Osa. Dhe ajomë doli para, me një vendosmëri të theksuar.
“ Jo, jo. Ti s’ do të shkosh askund,” tha. “ Përjashta po bie shi… Po gurron… Unë dua të rrish dhe vetëm të bisedojmë… Të flasim pa lidhje… Për gjithkend e për gjithçka… Dhe nëse na vjen gjumi, edhe të flemë pranë njëri tjetrit… Askund s’ është e shkruar që dy njerëz, të cilën e njohin njëri tjetrin,nuk mund ta presin mëngjesin sëbashku… Po deshte, ti shtriu këtu, unë po shtrihem në kolltuk…”
“ S’ka nevojë,” i thash, për pa qenë i sigurtë se ku fillonin dhe ku mbaronin fijet e asaj sfide.
Ashtu të mbështetur pranë njëri tjetrit, vazhduam të flasim për ekskurzionet që ajo kishte bërë nëpër Shqipëri, drekën që kishte ngrënë afër Tepelenës, lëngjet që kishin pirë pranë një burimi të fuqishëm afër Sarandës, pastaj për Elbasanin, Korçën, Pogradecin, uzinën e telave në Shkodër, kalanë e Rozafës – deri sa u lodhëm dhe prapë u kthyem në Uppsalë.
Osa ka probleme. Jo vetëm ekonomike, po dhe shpirtërore. Të hollat e bursës i kanë mbaruar, provimet s’i ka dhënë, nënën e ka të sëmurë. Ajo e ka gjetur një punë të përkohshme në bashki, por puna është e rëndë dhe e papërshtatshme për ate që do të bëj studime.Të gjitha këto, plus ajo dashuri e mallkuar për doktorin e saj, e kanë vënë para një provet ë madhe… Deri sa e zuri gjumi dhe ajo iku, u këput prej meje…
E tërë ajo situatë më dukej absurde. Ça dreqin bëja n’ atë dhomë të madhe, gjysëm të zbrazët, heshtja e së cilës ma kishte mbushur shpirtin metrishtim? Ajo, ç’ është e drejta, vetë më kishte ftuar në shtëpinë e saj studenteske dhe unë – për të parën herë – e kisha aq afër, sa mundesha t’ ia puthë faqet e t’ ia ledhatoj flokun dhe pastaj ta merrja në një udhëtim të gjatë, njëzetmijë mila nën detë, e ta turpëroja veten për jetë.Fatlumnisht, unë e dua dashurinë që është e lirë, pa pranga, si ajo gota e mbushur me dhallë, të cilën miqët e ndajnë për gjysmë, por nuk e dua asnjë gram të asaj që bëhet me hile.
Aty nga mëngjesi ia behu një rrebesh i ri. Era e përzjerë mes shi, të rënat e saj në dritare, vaji i qyngave që mblidhnin ujrat e çative dhe pagjumësia më gjunjëzuan për ca minuta. Një kohë, deri sa goditjet e erës ishin të forta dhe thoshnin se Upplanda ishte katandisur nën detë, kisha fjetur mirë. Por papandehur, siç ndodhë me njerëzit e rraskapitur, Osa u kthye në krah dhe unë e ndjeva faqen e saj nën dorën time. Ajo i kishte faqet të buta, flokën tel të fortë dhe gjithnjë sorollatej në Mbretërinë e Gjumit.
Pak para se të binte ora gjashtë, asaj i doli gjumi dhe, në vend se të shkonte ku ishte nisur, ajo u kthye kah unë dhe filloi të më puthte me një ngazëllim që s’ e kisha përjetuar kurrë. Si s’ e shqiptoi vallë asnjë fjalë, asnjë rrokje, asnjë koment, por e nisi dhe e përfundoi menjë puthje memece… Thua se ajo që bëri ishte një buzëqeshje e shpirtit që s’ e obligonte as ate, as mua… Ajo kishte bindjet e saj, unë kisha të miat, dhe të dytë duhej të përziheshim në një ortek përqafimesh që kishin pushuar me vite pranë njëri tjetrit.Të dy e dinim se ku do të mbaronte ajo dashuri e pezmatuar deri në dhembje, posaçërisht unë, por ajo sikur me çdo kusht donte të ma mbushte mendjen se dashuria pa kushte ishte më e bukura në botë. Ajo e dinte se isha i martuar, por veproi sikur kjo ishte hera e parë që njiheshim.
Pak më vonë, deri sa unë po ikja nga banesa e saj, ajo më përcolli deri te dera dhe, duke m’ i puthuar duart, më luti ta merja prapë në telefon dhe ta njoftoja mbi udhëtimin tim eventual dhe datën kur do t’ ikja në Shqipëri.
” Nuk po të josh me mëkate,” tha. ” Dua të shihemi edhe një herë, sepse këto ditë do vete në Hofors dhe – një Zot e di – por kam përshtypje se rrugët tona do ndahen përgjithmonë. Kam shpresa që do ta gjesh një grua të mirë, shqiptare. Ne,skandinavet,nuk jemi ato që të përshtatemi ty. Edhe pse unë të dua shumë, jashtzakonisht shumë.”

34. Belkizja

Falë mirësisë së pakufishme të të Madhit Zot,ikën retë dhe dielli përsëri u kthye në qiellin e Uppsalës. Kisha lexuar deri n’ orën një të natësdhe, për të mos humbur kohë me tava, qepë, mish të grirë, erëza e enë të palara, e rregullova krevatin, ivura ”Tri ngjyrat” mbi jastëk e dola përjashta.Bënte ngrrohtë dhe më e mira që mund të bëja ishte të shkoja deri në qendër dhe ta haja një pjatë me spaghetti. Fundja, tani isha fillikat dhe s’ kisha nevojë ta kaloja gjysmën e ditës duke larë enë.
Hyra në ”Ringbaren”, porosita ate që dëshiroja dhe zura vend aty ku rrija gjithmonë. Lefteri kishte ikur në Leksand, ndërsa Veziri gjendej në punë.Të paktën ashtu më kishte thënë.Shi për këtë arsye,zura një tavolinë boshe dhe s’ mora mund të ulem me ndonjërin nga ata që ishin brenda, edhe pse ca prej tyre ishin miq të Vezirit.
Kamarierja, një bjonde e vogël e faqerrumbullakët, ma solli pjatën dhe sallatën që kisha porositur.
” Të paska lënë vetëm ai miku yt,” tha, duke aluduar në Lefterin, me të cilin gjithmonë bënte shaka.
” Ka ikur në Leksand. Do martohet me një ”trushullake” si ti,” i thash.
” Do t’ i shkoj me një buketë lulesh,” tha. “Mos harro të ma shkruash adresën e tij.”
“ Patjetër, patjetër,” i premtova.
Shi n’ ato çaste erdhi Veziri, i uniformuar, me çantë në krah, i shoqëruar nga një ezmere me shtat mesatar, fytyrërrumbullakët e goxha e plotë në bel. Deri sa po kalonin pranë banakut, ai nxori një qindshe nga xhepi dhe ia vuri në dorë.
“ Merr ça të duash,” i tha. “ Për mua birrë.”
” Dy birra, pra,” i tha ajo në shqipe.
Ai erdhi dhe, pa e zgjatur shumë, u përplas përballë meje.Dukej goxha i lodhur, se e kishte marrë ndërrimin e orës gjashtë.
” Kush është kjo zhgorre,” e pyeta.
” Bashkëvendase,” tha.” S’ ka shumë kohë që ka ardhur dhe, para se ta punësojnë, e kanë urdhëruar ta mësojë suedishten. Ishte në kurs dhe m’ u ngjit prapa.”
Kjo m’ u duk e çuditshme. Ne, ardhacakët e Uppsalës, nuk ishim shumë dhe e njihnim mirë njëri tjetrin. Tre shqiptarë dhe aty këtu ndonjë maqedonas, serbë, kroat apo bosnjak.
” Unë po e shoh për herë të parë,” i thash dhe, më shumë nga inati se kurreshtja, e pyeta ku banonte.
” NëGraneberg,” tha. ”Edhe ti ke banuar atje, por jo aq larg. Është një fshat i bukur, përskaj liqenit Melaren, krejt i rrethuar me ujë e pishnaja.”
” E di,” i thash.“Kam qenë shumë herë me Janin, një shokun tim.”
“ Atje punon burri saj, mekanik me zanat,” tha Veziri, duke i bërë vend asaj shoqës që erdhi me birra në duar.“ Ky është ai shoku për të cilin të kam folur shpesh herë.Një burrë i keq.Më i keqi nga shqiptarët që kam njohur në Suedi.”
“ Belkize,” tha duke ma zgjatur dorën.
Ç’ ishte, vallë, ky teatër që lunate Veziri me mua? Pak më parë i foli shqip, tani i fliste maqedonisht. E ndjeva veten si të trallisur, por heshta.
” Ka ca kohë që kam ikur nga Uppsala,” i thash.” Veziri më tha se banoki në Graneberg.”
” Po, atje punon im burrë,” tha ajo në shqipe.” Ju duhet ta njihni ate. Ai quhet Pero, Petar Stojadinovski… Ka ardhur herët, ka punuar në një vend që quhet Sandviken, ndërsa unë tani. Një kohë më mbajtën në kampin e refugjatëve, nuk e di përse, ndërsa tani kërkojnë ta mësoj gjuhën suedishte. Nëse dua të vazhdoj me zanatin tim.”
” Aha, po ç’ zanat keni?” e pyeta.
” Unë jam kardeologe,” tha Belkizja me zë të qetë, të natyrshëm. ” Isha në kursin e gjuhës suedishte dhe Veziri më premtoi të më lente në shtëpi. Shumë i sjellshëm është. Gëzohem që po njihemi.”
” Edhe unë,” i thash.” ”Po fëmij keni?”
” Kemi një vajzë të bukur.E kam lënë në parashkollore.”
” Mrekulli. Si e keni quajtur vajzën?”
” Karmen,” tha ajo. ”Unë kisha qejf Esma, po Perua s’ donte. Ai i ka qejf spanjollet dhe s’ çoi dorë nga e vetja. ”
” E gëzoftë,” i thash.
Ndërkohë, deri sa unë e Belkizja po flisnim, Veziri e ktheu birrën, ndërroi ca fjalë me një shokun e tij, dhe e pa orën. Ai kishte një pushim të gjatë, por duhej të kthehej në punë.
” Mos do të shkojmë?” e pyeti ajo.
“ Më vjen keq po ne, shoferët, i kemi pushimet të shkurtër. Duhet prap të kthehem në punë.”
“ Ani hajde, pra,” i tha Belkizja dhe u ngrit e para në këmbë. Atë krikllën e saj e la të paprekur.
Unë ia picërrova sytë. Ai s’ kishte lakuar kot n’ atë vend.
” Mos do të bëj shoqëri?” e pyeta.
” Hajde,” tha. ” Unë s’ kam punë atje. Do ta lëmë Belkizën në hyrje të fshatit dhe kthehemi prapa.”
Kisha lexuar tërë paraditën. Graneberga s’ ishte larg, por më jepte mundësi të bisedoja meshokun tim. Një kohë, edhe ai ëndrronte të shkonim në Shqipëri, tani ishte përcaktuar për ishullin Majorka.
Rrugës, deri sa po kalonim përskaj Eriksbergut, pash shumë objekte ku kisha qëndruar dikur, kur e përcillja Lilin në Stacionin Qendror, dhe ëndrroja të martohem metë. Atëbotë, ardhacakët ishin shumë të pakët.
” Edhe ky qytet është mbushur me lloj lloj malukati. Kush dreqin s’ ka ardhur këtu,” i thash Vezirit. “S’ kanë kaluar as pesë vjet nga takimi ynë dhe Uppsala është mbushur meserbë, kroatë, bosnjakë, turq, arabë e turqellinj të Ohrit…”
” Ngai more turqellinjtë?” tha ai.
” A s’e lamë njërën në Graneberga?”e pyeta.
Ai qeshi me të madhe.
“ Ti po flet jerm, o vëlla,” tha.“ Ajo e ka mbaruar Shkollë e Mesme të Medicinës dhe tani mund të na shitet psikologe, kardiologe, onkologeepatologe, sepse këtu s’ e vret kokën njeri për ate që ke mësuar në Jugosllavi. Këtu Belkizja është e barabartë me mua, me ty e me të gjitha ardhacaket që fshijnë banjot e “Spitalit Akademik”…
Veziri katë drejtë.Të gjithë ata që lënë atdheun e tyre s’ janë veçse shifra, dykëmbësh të bardhë, të zinj, të verdhë.Kufoma të gjalla.Pa marrë parasysh si kanë ardhur, cilat shkolla kanë mbaruar dhe si i kanë pagëzuar fëmijët e tyre, ata s’ janë veçse askusha që e mashtrojnë veten dhe tjerët.

35.E drejta e fatkeqit

Këto ditë kam filluar ta kuptoj se pritja ime është e ngjashme me pritjen e një fatkeqi që e gënjen veten se komshinjtë do t’ ia falin pallton e një njeriu që ka vdekur papandehur.
Në pamje të jashtme, jeta ime është e bardhë, e ndritshme, por në pamje të brendshme, ajo është e zezë dhe e veshur në harna.Që nga e martja e javës së kaluar, unë kam qenë në kontakt me Policinë Lokale, e kam takuar zonjushën Ekholm dhe ia kam dorëzuar fotografitë që donte për të ma lëshuar një ”dokument udhëtimi”. Kjo më duket në rregull. As këtu ku jam ulur tani dhe po ha, po pi, po flej e po mbaj shënime, nuk jam keq. Kjo nuk është shtëpia ime, se i takon tjetërkuj, por aitjetërkush nuk ma ka ndaluar të vije të rri sa të dua. Kushjam unë që kam kaq të drejta? Unë jam dhëndërr dhe Nina, ime shoqe, më ka njoftuar se pasnesër, sapo ta mbyllin shkollën, do të vijë n’ Uppsalë dhe këtu do ta kalojmë qershorin, korrikun e një copë të gushtit. Që ta them të drejtën, s’ jemi keq, se ajo ka kushërinjtë e saj, unë kam tre shokët e mi dhe do arrnohemi disi.
Mjerisht, koha qenka e gjatë por ate që është duke pritur.Sado që po bëj çmos për ta shpënë mendjen gjetiu, ajo, njësoj si gjuha, shkon aty ku dhemb dhëmbi.Çdo të dytën ditë, të mos them çdo ditë, unë e marr në telefon zotin Bo,sekretarin e Shoqatës së Miqësisë, dhe e pyes mos ka diçka të re.Njëherit, jam i lumtur që kam ardhur n’ Uppsalë dhe kam punë me ca njerëz, të cilët, me marrëzitë e tyre ma lehtësojnë të përditshmen.
Për herë të parë, pas kaq muajsh,më duket sikur kam dalë nga një vetmi e madhe, një galeri, një xeherore e thellë, dhe po e përjetoj dritën ashtu si është, e jo si ma dëftojnë tjerët.Uppsalasit janë bohemë të mëdhenj dhe s’ kanë tjetër punë, veçse të pijnë, të debatojnë dhe të shtrydhen me njëri tjetrin.Janë të ngjajshëm me lepujt.
Edhe një gjë tjetër po më shqetëson. Sado që po rrekem t’ ua them të gjithëve, si njerëzve të njohur ashtu dhe atyre të panjohur, se s’ kam ardhur në këtë ishull për të mbetur përjetë, ata po bëjnë çmos të më bindin se Kirka është gjysëm perëndeshë, ka pasuri, ka mençuri, dhe me ndihmën e saj, mund të shkoj kudo nëpër botë.Pse duhet pikërisht unë të merrem me fatin e atyre që po i vret e po i ha Minotauri, kur ka kërxhallinj e guximtarë më të mëdhenj se unë?Pse duhet ta shfrytëzoj e ta tradhtoj një vajzë të pafajshme, kur ajo ma ka zgjatur lëmshin dhe unë mundem të hyj e të dal nga Labirinti për pa më hyrë asnjë ferrë në këmbë?Po ndodhë kështu sepse të gjithë, pa përjashtime, janë të bindur se Minotauri është i pavdekshëm.
Pak më parë m’ u lajmërua Veziri. Ishte në qejf, se sapo kishte hyrë në godinën e shoferëve dhe do të punonte deri më gjashtë.
” Ku je, lalë?Hala s’ të ka dalë gjumi?” më pyeti.
“ Unëgdhihem më gjashtë,” i thash.Mos më herët, deri më shtatë e kam pirë kafenë e pare.”
“ Ani, ç’ kemi të re? E more pasaportën?”
“ Ç’ është e drejta, jo. Por kam shpresa se do ta marr nga fundi ijavës”, i thash. ” Pokjo s’është kryesorja. Ate që ta premton Suedia,e mbanë. As bileta nuk po më shqetëson, se kam folur meata të Shoqatës së Miqësisë dhema kanë rezervuar një vend.Por kaq zemërbardhë nuk janë ata të Ambasadësshqiptare. Ata s’kanë të ngutur…”
Aiheshti cackëz. Ndoshta dhe shau, por s’ ia kapa fjalët.
” Po Nina ka ardhur?” më pyeti.
” Njëherë jo, se nuk e kanë mbajtur mbledhjen e arsimtarëve.Por ajo vjen këto dy tri ditë.Ti ç’ ke bërë?”
” Mbrëmë isha në Kantors me Tullën, atë zadrugarin që po më shitet filosof, dhe takuam nja dy thellëza të bukura, një bjonde, flokëgjatë, dhe një ezmere, flokëshkurtër. Ato na kanë ftuar në kino. Ajo bjondja, Irena, studjoka letërsinë, kurse flokëshkurtëra, Elizabeta, punon në Spitalin Akademik. Nuk m’u dukën gra të kqia dhe mendja më shkoi të ti,”shtoi.”Mos do të na bësh shoqëri?”
” Jo, faleminderit. Jam duke lexuar një romandhe s’ dua ta ndërprej leximin,” i thash.
” Po nesër ça do bësh?” më pyeti. “Ata të kohës po thonë se moti do jetë si n’ Itali. Gjithë ditë me diell.Do vish në plazhin e Uppsalëssë Vjetër?”
“ S’ ka problem,” i premtova.“ Ma bëj një zile dhe mi jep nja njëzet minuta, sa të marr rroba të përshtatshme, bukë dhe ca birra…”
“ Hiç s’ ka problem,” tha.

36.Në brigjet e lumit Fyris

Kjo është e katërta ditë që po lahemi në plazhin e lumit Fyris.Jemi thekur si hindusët, kemi marrë ngjyrë. Tri ditët e para ishim pesë veta, sot na është bashkangjitur edhe Nina. Ata po lahen, po kridhen nën ujë, po notojnë, po qeshin, po e spërkatin njëri tjetrin,ndërsa unë jam shtrirë nën hije dhe po përpiqem t’ i bëj bashkë fijet e kësaj dite të mrekullishme. Po flitet se ky qershor është më i ngrohti që ka përjetuar Suedia Moderne. Çdo mëngjes – me qiell të kaltër, rreze të ngrohta dielli dhe me njerëz gjysmë të zhveshur që më këmbë apome bicikleta herët turren drejt Uppsalës së Moçme. Lëndina, që fillon para këmbëve të mia ma kujton kohën kur ne, preshevarët e vegjël, laheshim te Mulliri i Rashës dhe notonim sëbashku me buallicat që ruante Dani i abës Vaxhide.
Nina erdhi mbrëmë, pas orës nëntë. Përpos valixhes së vogël, ngjyrë hardalli, ku kam palosur rrobat që më duhen në Shqipëri, ajo m’ i solli edhe dy numra të gazëtës ”Drita” dhe letrat që më kishin nisur miqët e mi nga Suedia, Franca e Jugosllavia. Kryesia e Shoqatës së Miqësisë, bashk me një letër të kryetarit Per Olof Ultvedt, ma kishte dërguar edhe “rregulloren” e saj. Dy letrat tjera, me shumë të fala, m’ i kishin nisur miqët Rexhep Ismajli dhe Veli Kadriu nga Norça.
Shikoj drejt lumit dhe sytë më mbushen me lot. Gjithçka, që nga bashkat e reve të bardha, të cilat enden nëpër qiell – dielli i nxehtë, që iu ka hipur arave – e deri te çupat e reja, që e ndjekin njëra tjetrën si të çmendura nëpër lëndinë,dëshmon se po shkojmë drejt Ditës së Shën Janit, gjegjësisht Mesverës, kremtes më të madhe të këtij populli. Gjithkah, nga çdo qoshe e nënqiellit, vjen zhurma e njerëzve që hyjnë e dalin nga lumi, notojnë, dhe përsëri kridhen në ujë. Edhe kjo është dashuri, por shumë më e virgjër se ajo tjetra që ushtrohet nëpër bare e klube të natës.
Shikoj rreth e përqark dhe shpirti më mbushet me dritë. Atje diku, përtej lëndinës së veshur me luleshqera e lulëradhiqe, si i dehur nga çirmat e njerëzve, kaltron lumi Fyris dhe sa herë që e prekë era, faqja e tij vishet me zhubra, thua se edhe ai është infektuar nga ethet e këtij ahengu hyjnor.Pak më tutje, në bregun tjetër të lumit, përtej arave dhe shkurreve që ziejnë nga cicërima e zogjëve, duket plisi i gjelbërt i Uppsalës së Vjetër.Ajo kodër, përherë e rrethuar me lisa të trashë, më dëftonse jeta është e vetmja hyjni që s’ plaket kurrë. Dikur, mbase dymijë vjet më parë, kur vritej dikush në luftë, ajo luante vallen e saj burrërishte, ndërsa farefisi itë vdekurve, në shenjë proteste, varnin kuajt në degët e lisave.
Nëse shënova që këtu s’ ka vetmi, do ta kem bërë për ta mashtruar vetëveten. Vetmia është më plakë se jeta. Por ajo që na ngushllon të gjithëve nga pak është se vetmia është e mefshët gjatë verës dhe ne, në ngazllimin tonë fëminor, bëjmë çmos për të mos ia prishur gjumin.
Duke qenë se nesër do jemi pa makinë, e kemi lënë të mblidhemi në restorantin ”Flustret” dhe, pasi të pijmë kafe, të mblidhemi në oborrin e vjehrrit tim e të luajmë voleyboll, të pijmë nga një birrë dhe, kur të lodhemi, të shkojmë e ta vizitojmë Bertilin, xhaxhanë e Ninës.

38. Tekanjoze
Ajo fliste gjithmonë me veten.Jo me neve, fëmijët.E kam fjalën për nënëmadhen, një pasardhëse të agallarëve të Bilaçit.Kur e pyesnim përse nuk fliste me ne, na thonte sejemi të vegjël për ta kuptuar.
” Eh, sevdaja është tekanjoze,” më tha një ditë. “Ate që e do shumë, si sytë e ballit, më shumë se sytë e ballit, ai nuk të do ty, po një tjetër.”
Sa herë që mblidhemi në oborr, Veziri ka qejf të ulet pranë Lefterit. Lefterin e do si vëlla dhe shkuar vëllait.
Kjo s’ na bën përshtypje fare, por Atullai, kushëriri i tij, gjithmonë e ndien veten të fyer, të poshtëruar e të injoruar nga ai ”analfabet” që s’ di ta shkruajas emrin e tij. Dhe ai ka të drejtë, se sa herë që na ngjitet prapa, Veziri ia kujton kohën kur Atullai punonte si arkatar në Kooperativën bujqësore dhe e kishte zbrazur para se t’ ikte në Suedi. Po as Lefteri nuk është më i mirë, arsyetonte Tulla. Lefteri e kishte tradhtuar Shqipërinë,por Veziri e mbante afër.
Ashtu na ndodhi edhe sot pasdite. Deri sa unë e Tulla, të ulur në shkallët e verandës, po kuvendonim për gjëra të ndryshme, Vezirit i ra ndër mend ta qethte Lefterin dhe, pa një pa dy, shkoi e i mori gërshërët nga makina.
” Hajde, hiqe këmishën, se je bërë për t’u qethur,” i tha.
Dhe Lefteri s’ ia bëri dysh, veçse brofi në këmbë dhe zuri vend në karrigën që ia dëftoi parukieri.
Kjo e habiti Atullain dhe, pa një pa dy, ia picërroi sytë kushëririt të tij.
” Bota po shkon bythëprap,” tha.” Keparë diçka si kjo? Mua më ka kushëri, po kurrë s’ mi qethur flokët, ndërsa Lefterin e qethë si me pasë djalë babe.”
Ai tjetri i shpërveshi buzët, se e dinte që Tulla më parë do ta vriste veten, se do të rrinte pa e komentuar këtë ngjarje.
” Nabashkon një dashuri e madhe,” i tha.
” Allahle, çka?” e pyeti tjetri. ”Sikur t’ ishehomoseksual, ndoshta edhe do të jepja të drejtë, po ti je normal dhe ke dy fëmijë.”
” Kjo që the është e vërtetë,” i tha Veziri. ”Po për të qenë aq i mençur sa po shtiresh, nuk e the as çerekun e asaj që duhej ta thoshje. Ajo që më bashkon mua me Lefterin dhe s’ na bashkon neve dy është kjo: ne jemi gegë, Lefterin e kemi toskë. Ne, gegët, e kemi njëri tjetrin, ndërsa Lefteri s’ ka tjetër kend pos nesh.”
Allah, allah!
” O, për Zotin, ti po flet si burri abës Shadë,” i tha Tulla. ” Po kush është Lefteri dhe kush jemi ne? Të gjithë jemi shqiptarë, të gjithë flasim shqip, dhe të gjithë e duam njëri tjetrin.”
” Ashtutë duket,” ia tha tjetri.” Po janë ca gjëra që neve na bëjnë gegë, ndërsa Lefterin e bëjnë toskë. Nuk është vetëm gjuha, si do të thuash ti, por adetet, këngët, vallet, feja e ku di unë.”
” Tek se është shqiptar, të gjitha i kemi të përbashkëta,” e korrigjoi Tulla.
” Epo, mbasi qenka ashtu, do ta them cok,” ia ktheu kushëriri.” Unëi dua më shumë këngët dhe vallet e Toskërisë. Ke diçka kundër shijes time?”
Jo, Tulla s’ kishte. Po edhe sikur të kishte,Veziris’ mërzitet për atë punë.

39. Mos e harro peshqeshin
Ora do ketë qenë një,pasdite,kur hyra n’ oborr dhe e mbështeta bicikletën pranë shkallëve të shtëpisë. Duke qenë se Nina iku në Solentuna, te kushërira e saj, i vura ”Tri ngjyrat” e Ali Abdihoxhës mbi jastëk dhe vendosa ta bëj një porosi të re librash. Ku ta dijsh? Tani kisha një “dokument udhëtimi” por asnjë garanti se Ambasada shqiptare do më lëshonte vizë.
Thash – në vend se të rrij duarkryq,t’ i porosis ca libra. Kritika socrealiste kishte plot tituj interesant.
Nxora katalogun nga sirtari dhe shkrova emrat e librave që dua: Razi Brahimi, ”Kthesa të forta”; Lavdi Hakiu, ”Trimat e Skenderbeut”; Gjergj Zheji, ”Muret e Krujës”, Filip Ndocaj ”Vlaga e dheut”; Reshat Nepravishta ”Retë e zeza”; Shefqet Musaraj ”Para agimit” si dhe nja dytri përmbledhje novelash e kujtimesh. Posta lokale nuk është larg, por m’ u deshën ca minuta deri sa i ktheva koronat në dollarë dhe ua nisa atyre të Ndërmarrjes Shtetërore për Botimin e Librit.
” Samirë që erdhe,” tha Eriku kur hyra në shtëpi dhe poqa dy kafe. Njërën për mua, tjetrën për te. ”Ju kërkoi ajo zonja me të cilën keni studjuar sëbashku.”
” Po ti ç’ i the?” e pyeta.
“ I thash se keni dalë. Po numrin ua kam vënë në dërrasë.”
” Rrofsh dhe – falemnderit.”
Aty për aty e zura kufjen dhe shënova numrin e saj. Dukej e lodhur, e thyer, e rraskapitur.
“ Hë, si keni qenë,” më pyeti.
“ Ne – mirë. Ti si ke qenë?”
“ Edhe unë – mirë,” tha Osa, duke nxjerrë një kollë të thatë nga fyti. “Jam në këtë birucën time dhe po e lexoj “Dangën” e Domanoviqit, të cilën duhet ta kesh lexuar si gjimnazist. Për të qenë serb, ai më duket mjaft original.Sado i mërzitur të jet njeriu, të bën të qeshësh. E keqja është se ai ka shkruar në një gjuhë specifike, s’ di si ta quaj, dhe rrëfimet e tij s’ janë për neve, kokëbardhët skandinavë. Si duket Nina? Pushoi pak?”
” Shkëlqyeshëm,” i thash. ”Jemi larë këto ditë, jemi thekur dhe kemi marrë goxha do ngjyrë.”
“ Ashtu? Po ku laheshit?” më pyeti me zë kurioz.
” Ku tjetër, pos në Gamla Uppsala?” i thash. ”Ke qenë ndonjëherë atje?”
” E ku kam kohë unë për plazh,” tha.”Unë duhet të dal në punë, të përgaditem për provime dhe ta vizitoj nënën. Po Nina ça pobën?Tani do këndellet, se ka dy muaj e ca në dispozicion. Si lum ata që kanë zgjedhur mësuesinë..”
” Kashkuar në Solentuna dhe do të qëndrojë nja dy ditë. Ti e di, xhaxhai saj ka një vajzë birëshpirt dhe ajo e pëlqen Ninën më shumë se kushërirat tjera. Nina s’ ia prish.Tha Kristina – u bë. Mos kishe diçka të posaçme?”
Jo, ç’ është e drejta.S’ kishte.
” Por deshta ta kujtoj një gjë,” tha me zë konfidentë. ”Nesër do vete në Hofors, se nënën e kam pa qejf. Po para se të iki, dua të dijsh se këtu e ke orën e dorës. Mos qofsha gabim, marka ”Citizën” s’ është e lirë.”
” Jo, ç’ është e drejta,”i thash. ” E kam peshqesh Nina.”
” E mora me mend,” thaajo. ” Ani po pate mundësi, eja ta marrësh.Por nëse je i zënë, po ialë Katarinës, asaj shoqes time, dhe hajde merre kur të duash.”
” Po ti nuk do shkosh gjëkund?” e pyeta.
“ Jo, jo. Javën tjetër kam provim,” tha me zë të prerë.
“ Po vij menjëherë,” i thash me zë të prerë.
Mjerisht, s’ u deshtshumë kohë që unë, papandehur, të vdes në këmbë.Ça dreqin më duhej ora?Dhe pse duhej të shkoja pikërisht “menjëherë”? A s’ i kishapremtuar vetes ta lë të rehat dhe të mos i turrem Qytetit të studentëve sa herë që më joshte me pak çaj nenexhiku?
Një herë thash – të mos shkoj.Unë mundesha të shkoja edhe nesër e ta merja orën nga Katarina. Pastaj m’ u kujtua se Nina e kishte paguar goxha shtrenjtë dhe, pa marrë parasysh marrëdhëniet tona, ajo kishte të drejtë të më pyeste ku dreqin e kam lënë orën.Nëse bashkjetesa ynë e ka marrë teposhtën, duhet të jem aq burrë sa ta zë një avokat dhe ta zgjidh çeshtjen me mjete juridike, për pa u sorollatuar nga femra në femër. Merre me mend nëse i bie në sy?
Kjo s’ është në rregull, mentova, dhe aty për aty ia shkrova Erikut një pusullë – se gjoja do shkoja në “International” dhe do vonohesha pak. Në të vërtetë, mora bicikletën dhe iu turra Qytetit të Studentëve.
E gjeta me një fjalor xhepi në dorë. Kishte veshur një këmishë të pambuktë nate dhe ma dha një përqafim që as ishte mallë, as ishte dashuri.Ishte si përqafimi i shokëve që ke parëtë njejtën ditë dhe sapo ke dale nga ora e gjimnastikës.
“ Qetësi e madhe,” i thash.
“ Gocatkanë ikur në pushime,” tha.”Vetëm Katarina që ka mbetur n’ Uppsalë.”
“ S’po gëzohesh që do shkosh në Hofors?” e pyeta.
“ S’ po shkoj për qejf. Mamin e kam të sëmurë. Përndryshe, do t’ isha më e lumtur ta kisha hequr qafe këtë provim dhe të kërkoj një punë më të mirë. Më ka ardhur në maje të hundës. Unë s’ kam ndonjë fjalor të mirë,ndërsa ky s’ i mbulon as frazat më të thjeshta.”
” E di.Mos do të ndihmoj?” e pyeta.
“ Do ta dija për nder,” tha dhe menjëherë ma zgjati përmbledhjen e shkrimtarit të lartpërmendur.
Eh, prap rash në hall.
Unë s’ kisha asnjë arsye të mos e ndihmoj një grua të cilën e dua dhe respektoj për arsyen e thjeshtë se është zemërmadhe dhe ma ka hapur derën pa kurrfarë kërkesash.Megjithate, nuk falej qyqaria ime, që patjetër duhej të angazhohesha në hallet e saj.Ajo s’ ishte aq e vogël, sa ta mbaja për dore.
E zura librin që kishte në dorë dhe, derisa ajo shënonte, fillova t’ ia përkthej e t’ ia shpjegoj synimet që kishte autori merrëfimin e tij të shquar.
Aty nga ora shtatë ajo i hoqi syzat dhe, pasi e drejtoi shtatin pak, u ankua në dhembjet e shpinës.
“ S’ke ide sa jam e lodhur.Më mbyti mesi dhe kam frikë se kam problem me veshkët. Propozoj të pushojmë pak, por me kusht që mos të më ngacmosh se s’ jam n’ ekuilibër.”
” Kushtë tha që dua ta bëj një gjë të tillë?” i thash, pakëz i prekur nga fjalët që ajo – me sa duket – i lëshoi rastësisht.
” Thash unë, jo ti” tha me ton të zbutur. ”Ti, ç’ është e drejta, je tepër i sjellshëm për ta ngucur dikë që ka dalë nga binarët. N’ anën tjetër, unë e ti s’ do shihemi përsëri. Kjo është hera e fundit që po rrimë sëbashku.”
” Atëherë po të lë të qetë,” i thash dhe pash orën që e kisha vënë në dorë.
” Të thash se jam e lodhur,” protestoi. ”Po jo se më ke faj ti. Më kanë lodhur studimet dhe hallet që kam mbi shpinë.”
” Pikërisht për ate dua të iki,” i thash pa të keq.” Jo se më do njeri te shtëpia, por se të dua fortdhe kjo s’ më jep të drejtë të shkelë mbi ndjenjat tua, sado formale që duken. Problemi është se – si të rri një natë dhe si të rri një muaj, kjo që unë ndiej për ty dhe ti për mua është si sorollatja e rosave nëpër mjegull.”
” S’ është e vërtetë,” tha me zë të prerë dhe m’ u afrua aq shumë, saqë përpak s’ më preku me buzët e saj. ”Unë s’ i kam fshehur ndjenjat e mia dhe ta kam dhënë ate që ne, gratë, e konsiderojmë si peshqeshin më të shtrenjtë në botë. Unë të dua, por fati ka dashur që një tjetër të kanë shtrat.”
” Ajo vlen edhe për mua,” i thash.“ Mjerisht, rruga që kemi marrë nuk na nxjerr në parnas. Jo për fajin tend apo fajin tim, po për fajin e rrethanave. Une e njoh unin tim dhe e di se cili jam. E dise ç’ po kërkoj nga jeta.Me ty puna qëndron ndryshe.Ty të duket se natyrat tona përputhen mirë,por ato janë larg nga njëra tjetra.Është e vërtetë se jemi njerëz, kemi këmbë, kemi duar, por jemi rritur n’ ambientetë ndryshme. Unë jam shqiptar, ti je suedeze. Konceptet e mia mbi dashurinë janë të thjeshta, tokësore, sepse jam regjur në afshin e robërisë.Koncepet tua janë më të ndërlikuara.Ti je rritur në një ambient më të emancipuar dhe i heq brekët për cilindo mashkull.Ti s’ e lidh jetën me çdo burrë dhe, para se ta bësh atë gabim, provon me një e me dy.Unë e kam të qartë se do të luash pak me mua, ajo është e drejta yte, por ke frikë ta shqiptosh me zë. Unë të kuptoj, andaj dua të lë të lirë…”
” Unë s’ i kam mbaruar studimet, s’ kam të ardhura personale,” tha ajo. Tani edhe më e thyer, me e ngrysur.”Një grua që s’ ka të ardhura personale, nuk është qenie e lirë.”
” Të gjithë e duam lirinë,” ia ktheva unë. “Pikërisht për këtë arsye kam ardhur këtu, sepse – më shumë se pavarsinë individuale – e dua atdheuntim, Shqipërinë…”
“ Unë jam e sigurtë që do të shkosh në Shqipëri,” tha.
“ Dhe unë jam i sigurtë qëdo të shihemi. Por kurdo që të shihemi, nuk do të jemi si sot. Unë i besoj Heraklitit.”
“ Aman, mos ma kujto atë ditë”, tha ajo dhe, pa më pyetur fare, i mbylli sytë dhe ma dha një puthje të gjatë, shumë të gjatë.
Kështu ndodhi që Osa, edhe një herë, kundrejt dëshirës saj, e hoqi këmishën nga trupi dhe, për hir të asaj që nuk donte ta kujtonte, i nxori në dritë të gjitha gjymtyrët me të cilat e kishte paisur natyra.Këtë herëmundesha t’ iaprekja qafën e bardhë, supet e ngushtë, thithat e vegjël, gjithnjë të pakafshuar nga dhëmbet e një foshnje,belin e hollë dhe kofshët e gjëra. N’ ato çaste, deri saajo lëkundej si mjellma në detë dhe më ledhatonte me sy të mbyllur, më erdhi një idé që s’ e kisha mentuar më parë – gjegjësisht se femrat janë si ne, meshkujt, dhe ashtu si ne, që bëjmë çmos për ta lënë një gjurmë mb faqen e Dheut, edhe ato bëjnë të njejtën gjë.Me arsye e dashuri nuk bëhen tjegullat.
Ka mundësi që pikëpamjet e mia duken primitive, por ato s’ i kam sjellë nga vendlindja. Përkundrazi, ato i kam gjetur këtu, në Suedi. Për Osën, njësoj si për Lilin, Anna Marinë, Reginën, Leun e time shoqe, e tërë ajo ndeshje miqësore, të gjitha atogjurmë që lash në buzët e saj,nuk janë veçse një kujtim,të cilin e kanë përjetuar edhe meburra tjerë. Paçka se ata tjerët dallojnë prej meje. Ata s’ e vrasin kokën për dashurinë e tyre.Unë, nga ana tjetër, e pyes veten si mund t’ i dal përpara asaj me të cilën po e ndaj bukën e kripën.
“ Sa shumë do të dëshiroja të jem shqiptare,” tha.
“ Çudi, unë s’ dua të jem suedez,” i thash. “ Ne, shqiptarët, kur lidhemi me njëri tjetrin si unë e ti, e veshim jetën me një domethënie kuqezi. Sikur t’ ishte shqiptare, s’ do të ndaheshim kurrë nga njëri tjetri dhe ndoshta do të vdisnim në të njejtën ditë. Mjerisht, unë jam më i varfër se ti dhe s’ mundem të të ndihmoj me asgjë tjetër, pos me një çikëz dashuri.”
“ Mos u shqetëso, çdo gjë do bëhet mirë,” tha.“Përderisa jetojmë vetëm një herë, duhet të jetojmë si duhet.”
“ Tanipo iki,” i thash. “Edhe nëse s’ shihemi prapë, të fala familjes e mirupafshim n’atdheun tim.”
“ Mirupafshim dhe më fal nëse t’ i prisha planet. Më shkruaj ndonjëherë.Telefono.Sata dëgjoj zërin… Sa të di që je gjallë diku dhe më kujton ndonjëherë.”
” Gjithsesi,” i premtova.Gjithësesi.
Rrugës, deri sa po vija në shtëpi, ndjeva një dhembje të çuditshme për këtë popull.Këta – thash vetë më vete – si dhembjen, ashtu dhe dashurinë e gërvishtin me thua të arsyes.Duan dhe urrejnë si ai që then vezët për omlet dhe sikur kanë harruar me cilat shkronja shkruhet fjala dashuri, me shkronjë të madhe apo me të vogël.

40.Plaga ynë
Ora është dy pa pesëmbëdhjetë minuta,po edhe unë, njësoj si hëna që është ngjitur në maje të plepit, jam ulur përballë dritares së hapur dhe po provoj t’i mbërthej me mend ato që po zhvillohen përjashta, nëpër lëndinat e ngrohta të Upplandës.Kjo natë s’ është cilado natë, por Nata e Mesverës, më e gjata dhe më e gjalla e katër popujve skandinavë.
Çuditërisht, unë e Nina e kishim harruar fare. Pas kthimit të sajnga Solentuna, thuajse çdo ditë kemi bërë plazh.Ndoshta nga turpi dhe dhembja e ndërgjegjes, por kam bërë çmos të jem i sjellshëm me të dhe ta nderoj ashtu siç e meriton.
Tani çdo gjë është gati: dokumentin e udhëtimit e kam marrë, Shoqatën e Miqësisë e kam njoftuar dhe të hollat i kam derdhur në konton e agjensisë Spies. Për të qenë edhe më i sigurtë, ia kam nisur një letër zotit Fyledahl, përfaqësuesit të agjensisë, dhe i kam thënë se mundem të udhëtoj me cilindo grup dhe në cilëndo kohë.
Duke qënë se Nina ka dy xhaxhallarë, një drejtor të shkollave dhe një doktor të filozofisë, ne, sapo hamë darkë, dalim e sorollatemi nëpër qytet. Herë pas here ajo shkon dhe i viziton të sajët, ndërsa unë rrasem në ndonjë lokal dhe debatoj me ndonjë kokëdush.Unë debatoj me lloj lloj njeriu, edhe pse aty këtu qëllon ndonjë njeri shumëi kotë.Edhe ata që dalin nëpër pube janë si unë.Dalin gjoja për të pushuar, por në të vërtetë – për ta vrarë vetminë.
E kishim harruar, pra.Asnjëri, as unë që s’ i njoh doket dhe zakonet e lidhura me Natën e Mesverës, as Nina, që është rritur me traditat e këtij vendi, nuk u japim rëndësi kremteve.Thuajse gjithmonë i kalojmë duke lexuar libra.
Kështu vepruam edhe dje.Me ta ngrënë mëngjesin, morëm ushqimet me vedi, hipëm në makinë dhe u sulëm drejt Gamla Uppsalës, ku shiheshim çdo ditë me Vezirin dhe Lefterin.Mjerisht, asnjëri prej tyre nuk erdhi.Ça kishte ndodhur, vallë?
Papandehur, aty nga ora katër e gjysmë, lëndinat filluan të zbrazën dhe makinat, njëra pas tjetrës, u zhdukën nga lëndina.
” Si thua, të ikim edhe ne,” më pyeti Nina.
“ Ikim,” i thash. “Shyqyr Zotit, boll jemi thekur.”
Tek pasi hipëm në makinë dhe lëshuam radion, e kuptuam që mesvera ishte duke na ikur pa e vënë re. Zëri i ngazëllyer i spikeres, insertet që emitoheshin në radio, shtyllat e ngritura nëpër lëndina dhe njerëzit që ishin mbledhur rreth e përqark tyre, ishin shenja të qarta se pasdita veç kishte filluar dhe vallja do të shkonte çurlamë deri sot në mëngjes. N’ ato çaste më dukej se vetëm ne shkonim drejt Uppsalës, të tjerët iknin në drejtim të kundërt, drejt natyrës, dhe shumica dukeshin të dehur.
Sapo hymë brenda, pingrroi zilja.
” Urdhnoni,” thirra në kufje.
” Po ku jeni, bre burrë? Gjithë ditën ju kam kërkuar.Unë të kisha thënë se sot punoj deri me ora tre,” tha Veziri.
” Ishim në plazh. Sapo kemi hyrë brenda,” i thash. ”Ça ka të re? Mos do të vijsh të rrimë?”
” Jo, jo, sonte është Natë e Mesverës,” tha. ”Kam një propozim tjetër. Mos do të shkojmë në Østhamar?”
Ku e kisha dëgjuar, vallë, atëemër? Tingëllonte i njohur.
” Pa ça ndodhë n’ atë fshat? Ai sikur gjendet në veri të Stockholmit?” i thash.
” Po, pra. Mora vesh nga Therollët se atje paska ardhur një familje shqiptare nga Dibradhe thash të shkojmë e ta pijmë një kafe. Sonte – edhe ashtu – është natë e madhe.Ta kremtojmë edhe ne.”
” Animirë, sa ta pyes Ninën,” i thash.
Nuk kam ide të saktë sa është distanca midis Uppsalës dhe atij fshati të largët.Østhamar gjendet në qendër të disa fshatrave të voglatë një arkipelagu që përbëhet nga dhjetra ishuj të pabanuar.
Bënte ngrohtë dhe nata, gjithnjë e përgjakur nga vetvrasja e diellit,të lente mbresa përrallore. Ngado që shikoje, sytë të zenin lisa të zbukuruar megjethe e me lule, vajza që putheshin e ngjisheshin me njëra tjetrën, djem të shtrirë nëpër lëndina, çifte që kishin shtruar batanitë dhe dashuronin hapur, fshatarë të veshur në veshje popullore e të paisur me violina, të rinj që vallëzonin në pistat e autrostradave, si dhe aty këtu makinë që ishte katandisur në hendek.
Për ta kremtuar si duhet, Suedia përgaditet me muaj: angazhohen artistët më të njohur vendas, blihen sasira të mëdha pijesh alkoholike nga ndërmarrja ”Systembolaget”, gatuhen ushqime të ndryshme dhe gazetat,si të përditshmet, ashtu edhe periodiket, mbushe me reklama.Çdo gjë që ndodhë gjatë Natës së Mesverës, e mirë apo shëmtuar, bëhet nën ndikim të alkoholit. Merre me mend: edhe pse të gjithë e përshëndetin njëri tjetrin me një ”mesverë të këndshme”, faqet e gazetave të nesërme janë të mbushura me rrahje, dhunime e brutalitete.
Me sa duket, kjo kremte ka qenë gjithmonë e këtillë. Për shumë vendas, kjo natë është bombë e kurdisur prej kohës, sepse nxitë zënka edhe te burrat që kurrë nuk zihen me gratë e tyre. Për t’ iu shmangur anomalive, shumica dërmuese rrinë nëpër oborret e tyre, vallëzojnë menjëri tjetrin, hanë, pinë dhe kur e shohin që janë lodhur, ikin brënda.
Po tjerët e donë mesverën. Ajo që e do më së shumtiështë – Ministria e Financave, e cila çdo vit e mbush arkënmeparatë që i shkojnë nga pijet alkoholike. Shtypi, për ta ngritur tregtinë në nivel,me javë të tëra i mbush faqet me reklama mbi lezetin e kësaj nate, të cilën e quan të nxehtë e të paharrueshme. Me të merren poetët, shkrimtarët, piktorët edhe shkencëratët më të shquar që dinë ta na informojnë – se sa lojna erotike zhvillohen gjatë kësaj nate, sa gra mbeten shtatzëna, sa çifte vendosin të martohen dhe sa çifte vendosin të ndahen. Sipas shifrave të tyre gjatë Natës së Mesverës motrat suedeze janë të nxehta dhe mbarsen qind përqind më shumë.
Kjo, me sa duket, është dukuri e shëndetshme për secilën qeveri. Sa herë që populli lëshohet sallamadi, ekonomia i merr këmbët, se atëherë shiten kondome, shtohen vizitat gjinekologjike dhe përhapen smundjet e panjohura gjindore.
Janë edhe ca aspekte tjera. Gjatë kësaj nate shumë të rinj e të reja përdhunohen me forcë. Edhe më shumë të rinj e të reja lëndohen me thika e armë zjarri. Të mos i kujtojmë fatkeqësitë rrugore, vdekjet e papandehura, invaliditetet dhe tragjeditë familjare. Tani po bën kërdi edhe droga. Këtë të funditsuedezët nuk e njihnin dikur,por ua sollën dezertorët amerikanë.
Shkurt, po dergjen Shtetet e Bashkuara. Po dergjet Evropa Perendimore. Po dergjet Gadishulli Balkanik. Por sëmundjet e të pasurve po i paguajnë të varfërit. Sëmundjet e Amerikës Veriore po i paguan Amerika Jugore. Sëmundjet e Evropës po i paguan Afrika. Sëmundjet e Suedisë do t’ i paguajmë ne. Sëmundjet e Gadishullit Balkanik do t’ i paguajnë fshatarët jugosllavë, bullgarë, rumunë e shqiptarë.
Duke kaluar nëpër ato fshatra të vogla pamë shumë djem e vajza të dehura, të gatshme të rrihen me cilindo udhëtar që guxonte të ndalej e t’ i pyeste diçka. Makina e urgjencës ushtonte tërë kohën, mblidhte njerëz të lënduar dhe i çonte në spitalet më të afërm. Në mesin e këtyre s’ kishte shumë të pasur. Pasanikët argëtohen me stil dhe – nëse dehen – nuk katandisen në spitale.Varfanjakët e bëjnë të kundërtën, sepse s’ kanë opcion më të mirë se të pijnë wisky dhe të bëhen tapë.
Për të mos rënë në sy, Veziri e parkoi makinën goxha larg nga shtëpia e familjes Hima dhe pastaj, duke u shtirë si kalimtarë, ngjitëm shkallët dhe trokitëm në derë. Eshrefi, djali i madh, e hapi derën dhe na ftoi brenda. Atje flitej me të madhe dhe aroma e duhanit na zuri frymën.
Kush e djallin e kishte menduar se atje, në salon, do ta gjenim një bataljon shqiptarësh? Këtu mbase egzagjerova pak, por nëse them se saloni ishte plot me shqiptarë, nuk jam larg të vërtetës. Se si dhe kur saktësisht kishte mbërritur familja Hima në Suedi – dhe kush i kishte njoftuar gjithë ata shqiptarë që kishin ardhur për ”urime”, nuk e di, por saloni ishte plot memysafitë nga Stockholmi, Halmstadi, Sala, Geteborgu dhe Faluni. Mepërjashtim të Nazmi e Shefkie Therollit, të cilët i kisha njohur më parë, të tjerët ishin të panjohur. Të gjithë brofën në këmbë, na përqafuan, na gjuajtë mecigare, na pyetën si jeni, ku jeni, dhe pastaj vazhduan debatin e tyre. Ndonjë opcion më të mirë s’kishim. Zumë qoshen që na dëftoi i zoti i shtëpisë dhe ndezëm nga një cigare.
Ndërkohë, zënka mori flakë. Zoti Ditar, që kishte ardhur nga Halmstadi, kujtonte dhe e mbronte “dekalogun” e Mit’hat Frashërit. Doktori, një zotëri i gjatë dhe i thinjur, që jetonte me një suedeze, insistonte se Lartmadhëria, Ahmet Zogu, ishte nisiator i Luftës Nacional Çlirimtare, edhe ate, sepse vetë i kishte dhënë urdhër Bazit të Canes për të dalë në mal. Por as tjerët s’ rrinin pa i futur hundët në muhabet. Njëra palë i mbante krah zotit Ditar, tjetra palë zotit Nuhi, deri sa na lodhën neve të Uppsalës. Nga sa kuptova, të dyja palët kishin ardhur për ta rekrutuar plakun në radhët e veta, edhe pse ai dukej i lodhur dhe herë pas here i mbylleshin sytë.
E tërë ajo skenë m’ u duk pa kuptim. Duke parë që debati nuk do t’ i nxirte askund dhe familjarët kishin nevojë të rehatoheshin, i bëra shenjë Vezirit të ikim dhe, sapo u falëm me tjerët,u turrëm drejt Uppsalës.
(vazhdon)

Ramadan Rexhepi