SHPËRNDAJE

Prej disa kohësh këngëtarja Adelina Tahiri i ka munguar tregut muzikor dhe sidomos netëve live.

Megjithatë në intervistën e saj në “Top Show” Tahiri e ngacmuar nga pyetjet e opinionistëve të emisionit Albana Osmani dhe Ervin Kurti se klipet e saj arrinin deri në shifrën 25 mijë, u shpreh se ndonëse nuk i ka ekspozuar ndonjëherë ajo vjen nga një familje, e cila është mirë nga ana ekonomike.

“Përse të mos mi paguajë im atë,”-ia ktheu këngëtarja dy opinonistëve, të cilët i cituan një intervistë të saj të mëparshme ku ka deklaruar se i fitonte vetë paratë e saj.

Me pas Tahiri u përgjigj se ka më shumë se dy vjet që nuk këndon me në koncerte live. Sipas saj për këto klipe ka paguar i ati, pasi ajo nuk i realizon klipet për të fituar diçka, pot vetëm për pasion dhe për të realizuar ëndrrën e saj.